Mbahet seanca e vlerësimit të masës së sigurisë në rastin ku paditësi kërkon nga të paditurit ndalimin e punimeve dhe kthimin në gjendje të mëparshme të pronës

Raporton: Ronesa DRAGUSHA

Prishtinë – Të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e vlerësimit të masës së sigurisë në rastin ku paditësi A.A po kërkon nga D.S, B.B, S.L, A.L, N.L, A.L, S.L, dhe I.L., Sh.P, R.P, F.P, B.P, H.P, N.P, V.P, S.A,V.A, dhe N.A, A.S., Gj.H, H.B, D.S., N.S dhe A.S. si dhe E.H., ndalimin e çfarëdo punimi në ngastrën kontestuese.

Përfaqësuesi i propozuesit të masës së sigurisë, avokati Florim Shefqeti ka propozuar ekspertizën e gjeodezisë si dhe për ekspert ka propozuar I.S, Z.,E., dhe A.A., raporton “Betimi për Drejtësi”

“Propozojmë që gjykata së bashku me ekspert gjeodet të bjë kqyrjen në vend e cila do të kostatojë gjendjen e fundit faktike, ndryshimet, punimet e paautorizuara. Per eskspert propozojme Izjadin sylën, Zekirije Elezin dhe Adem Ahmetin, me lutjen për gjykatën që të caktoj dy nga këta tre ekspert për shkak të vëllimit të çështjes”, ka thënë i njëjti.

Avokati Shefqeti ka propozuar gjykatës që të lëshohen në shqyrtim kryesor, propozim ky i cili u refuzua nga gjyqtarja e rastit Valentina Sopjani.

Përfaqësuesja e kundërpropozuesve A.S, B.B dhe A.S, avokatja Mevlude Qerimi ka thënë se propozimet për masë të sigurisë nuk i ka mbështetur në nenin 296 e as në nenin 297 të Ligjit për Procedurë Kontestimore.

“Propozuesi në të dy propozimet për masë e përkoheshme nuk i ka mbështetur në dispozitën ligjore nga neni 296, e sidomos plotësimin e kushteve nga neni 297 i LPK-së” ka deklaruar e njëjta.

Në anën tjetër përfaqësuesi i kundërpropozuesve të tjerë, avokati Avni Gjakova, ka thënë se nuk ka anjë bazë për nxerrjen e amsës ë përkohëshme të sigurisë, këtë vetëm për një arsye, se kjo lëndë e ka fillin e saj që nga viti 1990 në një çështje tjetër civile.

Gjyqtarja Sopjani gjithashtu ka refuzuar edhe propozimin e avokatit Shefqeti për marrjen e provës me ekspertizë gjeodezike.

Ndryshe, sipas propozimit për masën e sigurisë, së 18 qershorit 2021,paditësi A.A po kërkon nga D.S, B.B, S.L, A.L, N.L, A.L, S.L, dhe I.L., Sh.P, R.P, F.P, B.P, H.P, N.P, V.P, S.A,V.A, dhe N.A, A.S., Gj.H, H.B, D.S., N.S dhe A.S. si dhe E.H., tu ndalohet çfardo punimi, ndërtimi, rindërtimi, heqje asgjësim, zvogëlim apo kufizim vendosje e pengesave dhe ndalesave dhe ndërtimi i shtëpive në ngastrën kontestuese.

Po ashtu sipas propozimit, Aqifi ka këkruar që të detyrohen të njejtit që të ndalojnë të gjtiha punimet dhe çdo punim në të ardhmën në të ngastrën e lartëekur, të njëjtit po ashtu të detyrohen të kthejnë pronën në gjendje të mëparshme dhe shpenzimet e procedurës./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë