“Lufta” e kompanive për të kthyer borxhet e vjetërsuara

“Betimi për Drejtësi”

Shumë qytetarë kanë pasur dhe kanë borxhe ndaj kompanive të cilat ofrojnë shërbime publike, por jo në pak raste këto borxhe janë krijuar para shumë viteve.

Sipas ligjit, këto borxhe duhet që të kërkohen brenda një viti, e nëse kjo nuk bëhet, atëherë të njëjtat vjetërsohen dhe kur qytetarët ankohen duke u thirrur në vjetërsim, këto borxhe nuk mund të ekzekutohen.

Cilat janë përvojat e qytetarëve në raport me këto borxhe? Çka thonë përmbaruesit, gjyqtarët e çka kompanitë të cilat kërkojnë këto borxhe? Si mund të mbrohen qytetarët nga ekzekutimi i borxheve të vjetërsuara?

Për këto dhe më shumë, ndiqeni emisionin: “Lufta” e kompanive për të kthyer borxhet e vjetërsuara. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë