Leonard Shabanaj i akuzuar për ”keqpërdorim të pozitës zyrtare” nuk e pranon fajësinë

Raporton: Belkize LOSHAJ

Pejë – Leonard Shabanaj i akuzuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” gjatë shqyrtimit fillestar në Gjykatën Themelore ne Pejë nuk e ka pranuar fajësinë që i vihet në barrë nga Prokuroria.

Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues caktoi seancën e radhës më 1 nëntor 2016, në orën 9:00.

Sipas aktakuzës i pandehuri si person zyrtar duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë personi tjetër, në atë mënyrë që si Shef i Personelit në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Pejë, më 17 dhjetor 2012 ka lëshuar rekomandim me për pranimin në marrëdhënie pune në lendet ekonomike të Albina Selmanaj nga Peja në kundërshtim më nenin 35 paragrafi 1 të ligjit mbi arsimin para universitar.  Tutje, më 24 dhjetor 2012 ka lidhur kontratë pune me punëmarrësen Albina, duke e sistemuar në vendin e punës ”mësimdhënëse” në Shkollën e Mesme “Ali Hadri” në Pejë. Sipas prokurorisë, këto veprime janë ndërmarrë nga i pandehuri pa e hapur paraprakisht konkursin publik, siç parashihet në nenin 8 të ligjit të Punës, duke i shkaktuar dëme Buxhetit të Arsimit të Komunës së Pejës në shumën prej 17.242.99 eurove, të cilat i ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme Albina Selmanaj.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë