Llogaridhënia në profesionin e avokatisë

Betimi për Drejtësi

Jo rrallëherë ndodhë që aktgjykimet e gjykatave të mbesin pa u zbatuar për arsye të ndryshme.

Në këtë emision është hulumtuar një rast, kur një avokat në Pejë, për veprën penale të lajmërimit të rremë, dënohet me 6 muaj burgim efektiv dhe një vit ndalim për ta ushtruar profesionin, por që institucionet për shkak të neglizhencës mbajnë pezull zbatimin e aktgjykimit.

Për zbatimin e aktgjykimit, sikurse ndodhë shumë herë, duhet të aktivizohen hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”, që të interesohen se pse nuk zbatohen aktgjykimet dhe më pas të fillojnë institucionet që të aktivizohen për të përmbushur obligimet ligjore. Kështu ka ndodhur në këtë rast.

Avokati nga Peja, Naser Husaj, ishte dënuar me aktgjykim të formës së prerë më 24 nëntor 2020, por atij nuk i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit dhe nuk i ishte revokuar licenca nga Oda e Avokatëve të Kosovës, deri pas interesimit të hulumtuesve të ekipit të emisionit “Betimi për Drejtësi”.

Për më tepër, ndiqeni emisionin “Llogaridhënia në profesionin e avokatisë”. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë