Llogaridhënia e prokurorëve
Emisioni “Betimi për Drejtësi” e ka trajtuar temën e llogaridhënies së prokurorëve. Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se nga hulumtimet sistematike del se s’ka llogaridhënie të prokurorëve. Sipas tij, kryeprokurorët kanë amnistuar por edhe persekutuar prokurorë të caktuar.
Sipas gjetjeve të IKD-së, 83 për qind e rasteve disiplinore më 2020 janë mbyllur derisa vitin e kaluar ishin mbyllur 86.4 për qind e rasteve të hapura.
Për më shumë ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”.