LIROHET NGA AKUZAT PËR KORRUPSION, MARJAN MARKU INSPEKTOR I SANITARISË NË GJAKOVË

Raporton : Adem KRASNIQI

Gjakovë – Gjykata Themelore në Gjakovë ka liruar nga akuzat për korrupsion Marjan Markun, inspektor i Sanitarisë në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Shpallja e aktgjykimit lirues u bë në seancësn e së nga krytari i trupit gjykues Shaqir Zika.

Prokurori Agron Matjani në fjalën përfundimtare tha se në bazë të provave dhe dëshmitarëve, kërkon nga gjykata që i akuzuari Marjan Marku të shpallet fajtor dhe ndaj të njëjtit të shqiptohet dënimi në bazë të ligjit.

Akuzat e prokurorit Matjani i kundërshtoi ashpër pala mbrojtëse, avokati Prenk Pepaj. Ky i fundit në fjalën përfundimtare tha se akuza është ngritur në kundërshtim me ligjin sepse është ngritur vetëm në bazë të deklaratave të dëshmitarit Isuf Gutaj. “Konsideroj se aktakuza as që është dashtë të ngritet sepse nuk ka qenë e bazuar aspak në fakte, argumente dhe dëshmi”.

Pasi që palët nuk patën çfarë të shtojnë, në konsultim me trupin gjykues, gjyqtari Zika ndërpreu seancën për të vazhduar pas dy orëve me shpalljen e aktgjykimit.

Akuza e ngarkonte Markun për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjatë nëntorit të vitit 2013, Marku kishte shkuar në zyrën e kompanisë “Siguria” në Gjakovë, ku kishte kërkuar nga i dëmtuari Isuf Gutaj që duhet t’ia dërgojë disa klientë në qendrën e kontrollimit teknik “Kompresori” e cila ka qenë në pronësi të djalit të tij Liridon Marku. Në pamundësi që i dëmtuari Isuf Gutaj t’i dërgoj veturat për kontrollim teknik në qendrën për kontrollim teknik “Kmpresori”, i akuzuari Marjan Marku duke përdorur autoritetin e tijë zyrtar, i shqipton një gjobë prej  10 mijë euro kompanisë “Siguria” dhe personit përgjegjës Isuf Gutaj gjobë prej një mijë euro, kinse për kushte jo të mira sanitare.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë