LIROHET NGA AKTAKUZA DR. ILAZ POROSHTICA

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan, të premten, u lirua nga aktakuza Doktor Ilaz Poroshtica, i cili akuzohej për veprën penale “trajtim i pa përgjegjshëm mjekësor”, ndërsa e dëmtuara Fatmire Korbi, për realizimin e kërkeses pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Ky proces gjyqësor është zhvilluar sipas aktakuzes së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku Ilaz Poroshtica, akuzohet më 10 tetor 2013, në Spitalin Regjional të Gjilanit, në cilësinë e mjekut kryesor me rastin e dhënjes së ndihmës mjekësore të dëmtuarës Fatmire Korbi nuk i kishte përdorur masat e nevojshme higjenike, në atë mënyrë që me rastin e operacionit të dëmtuarës, gjatë mbylljes së plagës nga brendia nuk i ishin hequr të gjitha gazat dhe një nga këto gaza nga mos kujdesi e kishte mbetur brenda plagës së të dëmtuarës, deri sa ishte dashur të intervenohet më 29 tetor 2013 për të hequr këtë gazë nga plaga e të dëmtuarës, përshkak se iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Në shqyrtimin e së premtës, ka vazhduar me marrjen në pyetje të ekspertëve të mjekësisë ligjore, të cilët kanë elaboruar në detaje përgjegjësinë profesionale me rastin e kryerjes së opertimeve.

Pas dëshmisë së ekspertëve, palët kanë dhënë fjalët përfundimtare, ku prokurori Esat Ademi ka thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor, administrimi i provave materiale dhe dëshmive është vërtetuar se është kryer vepra penale dhe ka kërkuar nga gjykata ta shpallë fajtor të akuzuarin dhe që t’i merr të gjitha rrethanat letësuse dhe rënduese, me rastin e shqiptimit të dënimit në mënyrë që ai të jetë në proporcion me shkallen e përgjegjësisë penale.

E dëmtuara Fatmire Korbi gjatë fjalës përfundimtare tha se ajo nuk i bashkangjitet ndjekjes penale, por ka kërkuar kompensimin e dëmit që i është shkaktuar.

Mrojtësi i të akuzuarit Ilaz Poroshtica, avokati Rrustem Latifi, në fjalën përfundimtare tha se nga shqyrtimi gjyqësor del se i akuzuari në asnjë mënyrë nuk e ka kryer veprën penale me të cilën është ngarkuar pasiqë me asnjë fakt apo provë të vetme nuk është vërtetuar se kryerja e veprës penale, ushtrim i pa përgjegjshëm mjekësor. Avokati Latifi i ka propozuar gjykatës që të vlerësohen të gjitha dëshmitë dhe provat materiale që gjinden në shkresat e lëndes dhe që e njëjta të vendos për aktgjykim lirues. Doktor Ilaz Poroshtica, u shpall i pafajshëm, ndërsa e dëmtuara Fatmire Korbi, për realizimin e kërkeses pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë