LIROHEN KATËR ZYRTARËT E INSPEKSIONIT NDËRTIMOR NË GJAKOVË

Raporton: Gita LUSHI

Gjakovë – Katër zyrtarët e Inspeksionit Ndërtimor të komunës së Gjakovës, Faik Bordoniqi, Bajram Gjoshi, Behar Vula dhe Iliriana Mamusha-Lozhi, janë liruar nga akuza për kryerjen e verpës penale shpërdorim i detyrës zyrtare apo i autorizimi.

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Gjakovë të hënën shpalli aktgjykimi lirues ndaj katër zyrtarëve të inspektoratit ndërtimor, bazuar në faktin se nuk është provuar fajësia e tyre, në bazë të akuzës e cila rëndonte mbi ta.

Kryetari i trupi gjykues, Gëzim Pozhegu, njoftoi palët se bashkë me aktgjykimin do të marrin edhe arsyetimin e aktgjykimit me shkrim.

Sipas aktakuzës, Faik Bordoniqi, si Drejtor e më pas Koordinator i Inspeksionit të tregut, Bajram Gjoshi, si koordinator i Inspeksionit të Ndërtimtarisë, Iliriana Luzha-Mamuzha në cilësinë e Drejtoreshës së Inspeksionit e më pas inspektore e tregut si dhe Behar Vula, si inspektor i ndërtimtarisë, akuzoheshin se nga muaji shkurt e deri më 31 janar 2010, në cilësinë e personit zyrtar kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje shpërdorim i detyrës zyrtare apo i autorizimi.

Sipas aktakuzës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, katër zyrtarët, kanë shpërdorur detyrën zyrtare, duke mos ndërmarrë veprimet e duhura ligjore në kuadër të përgjegjësive dhe autorizimeve të punës, në drejtim të ndalimit të punimeve pa leje në objektet banesore.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë