Gjilan – Vesna Jovanoviq, Drejtoreshë në Drejtorinë për Arsim, Shëndetësi, Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Dragan Stankoviq Drejtor i Finacave në Komunën e Parteshit, janë liruar nga akuza për kryerjen e veprës penale shpërdorim i detyrës zyrtarepër shkak se nuk është provuar fajësia e tyre.
Sipas aktakuzës së Prokuroris Themelore në Gjilan, Vesna Jovanoviq dhe Dragan Stankoviq akuzohen se kanë keqpërdor detyrën zyrtare në atë mënyrë edhe pse kanë pasur vërejtje nga Inspeksioni Rajonal i Gjilanit, për anulimin e konkursit për pranimin e punëtorëve në punë të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kanë lejuar që në regjistrin e punëtorëve të arsimit të bëhet pagesa për 62 mësimdhënës për periudhën kohore maj – korrik 2014, edhe pse të njëjtit fare nuk kanë qenë të angazhuar në punë dhe fare nuk i kanë kryer detyratë e punës në procesin arsimor, duke dëmtuar buxhetin e shtetit në lartësi 39.862.44 euro.