Ferizaj – Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të hënën, janë paraqitur në bankën e zezë Zeqirja Qazimi, Sadat Topojani, Jetmir Kyqyqku, Liridon Kabashi, dhe Ilir Krraba të akuzuar për veprat penale “rekrutim për terrorrizëm”, “nxitja e urrejtjes, përcarjes ose mosdurimi kombëtar, racor, fetar apo etnik”, “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” dhe “shtytja për kryerjen e veprave terroriste”. Në këtë shyrtim gjyqësor i akuzuari Liridon Kabashi pranoi fajësinë për veprën penale që i rëndohet “pjesëmarrje në grup terrorist”, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë Jetmir Kyqyku dhe Ilir Krraba nuk dhanë mbrojtjen e tyre, ata dekalruan se do të mbrohen në heshtje.
Shqyrtimi i së hënës, ka vazhduar me deklaratën e prokurorit special Suad Kuraja, i cili tha se me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit Liridon Kabashi, avokates Hadije Ademi, pasi që është kontestuar qëndrimi i të akuzuarit në Siri në vitet 2013-2014 është vërtetuar se kundërshtimi ka qenë i bazuar, kështu që sipas kësaj pikëpamje ka përmirësuar aktakuzën PPS.39/14 të datës 23 shkurt 2015, sa i përket pikës 2 të aktakuzës dhe vetëm sa i përket qëndrimit të të akuzuarit Kabashi në Siri, ku sipas pikës 2 të aktakuzës shkruhej se i pandehuri Liridon Kabashi ka qenë në luftë në Siri prej datës 2 shtator 2013 deri 4 dhjetor 2013, lidhur me këtë është bërë përmirësimi se kjo pikë nuk qëndron por i akuzuari Kabashi rëndohet me veprën penale “pjesëmarrje në grup terrorist”. Ndërkaq pas kësaj, mbrojtësja e të akuzuarit Liridon Kabashi, avokatje Hadije Ademi, deklaroi se pas konsultimit me klientin e saj, i njejti e pranon fajësinë për veprën penale “pjesëmarrje në grup terrorist”, dhe lidhur me këtë trupi gjykues morri aktvendim me të cilin u pranua pranimi i fajësisë.
Shqyrtimi gjyqësor vazhdoi me leximin e provave, mirëpo para leximit të provave mbrojtësi i të akuzuarit Zeqirja Qazimi, deklaroi se ka vërejtje lidhur me disa publikime të sms-ve private të mbrojturit të tij, të publikuara nga portalet, dhe kërkoi nga trupi gjykues dhe nga Prokuroria që të ndërmarrin masa lidhur me këtë pasi që sipas tij ato i takojnë jetës private të klientit të tij, dhe gazetarët e askush tjetër nuk janë të autorizuar që të publikojnë diqka të tillë.
Tutje, u vazhdua me leximin e provave të propozuara në aktakuzë. Pas leximit të provave shqyrtimi u vazhdua me deklaratën e të akuzuarit Zeqirja Qazimi, i cili tutje në pyetjet e mborjtësit të tij avokatit Murat Denolli deklaroi se studimet i ka kryer në Egjipt në fund të vitit 2009, dhe pasi që është kthyer nga Egjipti është pranuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, imam në një xhami në Gjilan. Lidhur me atë se çfarë ka ligjëruar ai si imam i xhamisë, Qazimi deklaroi se ligjeratat e tij kanë qenë gjithmonë të bazuara në Kur’an dhe sunet. Ndërsa sa i përket disa ligjeratave që ai i ka kryer në Kaçanik ai deklaroi që edhe ato gjithmonë i ka ligjëruar duke u bazuar në Kur’an. Në pyetjet se çfarë do të thotë fjala “xhihad” dhe fjala “shehid” ai u përgjigj se këto fjalë kanë disa kuptime mirëpo kuptimet kryesore të tyre janë, për “xhihad”- do të thotë “përpjekje apo angazhim për të mirë”, ndërsa fjala “shehid”- do të thotë “martir/dëshmor ose ai që vritet duke e mbrojtur fenë e tij, mendjen, pasurinë dhe nderin e tij”. Lidhur me atë se e ka ndihmuar ai ndokënd që të shkojë në luftë në Siri, i akuzuari dekalroi se asnjëherë askënd nuk e ka ndihmuar dhe as që i është kërkuar ndihmë atij për t’i ndhmuar personat e cakuar që të shkojnë në luftë në Siri. Ai në vazhdim u ballafaqua me deklaratën e tij të dhënë në hetuesi ku kishte thënë se Liridon Kabashi i kishte kërkuar 2500 euro për të shkuar në Siri, ndërsa në seancë deklaroi se i është kërkuar por ai nuk i ka kthyer përgjigjie pasi që sipas tij nuk ka qenë në mundësit e tij ajo shumë e parave. Sa i përket publikimeve të disa ligjeratave të tij në Youtube, ai tha që ato nuk i ka publikuar vetë por i kanë publikuar personat që kanë qenë të pranishëm gjatë atyre ligjërimeve, dhe tha që ato nuk i pengojnë pse janë publikuar.
Ndërkaq në pyetjet e prokurorit special Suad Kuraja, i akuzuari Zeqirja Qazimi deklaroi se Lavdrim Muhaxherin e ka njohur edhe më herët , edhe para se të arrestohej, gjithashtu deklaroi se i njeh edhe personat si hoxhën Ridvan Haqifi, Isa Rizvanollin pastaj Vilson Halimin, Egzon Latifin,Hafif Ahmetin si dhe tanimë të ndjerin Patriot Matoshi i cili është vrarë në luftën në Siri. Ndërsa në pyetjet e kryetarit të trupit gjykues Musa Konxheli si dhe anëtarëve të trupit gjykues Sahit Krasniqi dhe Mustafë Tahiri, i akuzuari Qazimi deklaroi se me Lavdrim Muhaxherin nuk ka biseduar asnjëherë përmes telefonit dhe as me anë të mjeteve të tjera të informimit si rrjetit social facebook dhe as që e ka ditur ndonjëherë numrin e telefonit të Lavdrim Muhaxherit.
I akuzuari deklaroi se Lavdrim Muhaxherin e kishte njohur në një nga ligjeratat në Kaçanik, ku ai ishte pjesëmarrës dhe pastaj e ka njohur edhe në bazë të mediave. Ndërsa Ridvan Haqifin ai deklaroi se e njeh si një hoxhë dhe imam shumë të respektuar dhe gjithashtu me të ishin edhe student në shkencat islame në Egjipt.
Pas dhënies së deklaratës nga i akuzuari Zeqirja Qazimi, u vazhdua me marrjen në pyetje të të akuzuarëve të tjerë, Sadat Topojani, Jetmir Kyqyku dhe Ilir Krraba, ku mborjtësit e të akuzuarëve Jetmir Kyqyku avokati Besnik Jakupi dhe mbrojtësi i të akuzuarit Ilir Krraba deklaruan se dy të mbrojturit e tyre nuk do të deklarohen, por do të mbrohen në heshtje. Kurse mbrojësi i të akuzuarit Sadat Topojani, avokati Jeton Berisha propozoi trupit gjykues që klienti i tij të dëgjohet në seancën e rradhës pasi që detyrën si mbrojtës i të akuzuarit sipas detyrës zyrtare, e ka pranuar të hënën dhe për këtë tha që i duhet disa ditë kohë deri sa t’i analizojë shkresat e lëndës dhe të konsultohet me klientin e tij. Të njejtin propozim trupi gjykues e aprovoi si të arsyeshëm.
Ndërkaq, refuzoi propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Ilir Krraba, që të njejtit t’i ndalohet masa e paraburgimit, si masë më rëndë, dhe t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi që konsideroi se ende nuk janë përmbushur kushtet për ndërprerjen ë kësaj mase, dhe caktimit të ndonjë mase me të lehtë.
Kryetari i trupit gjykues me këtë e përfundoi senacën e sotme, kurse seanca e rradhës u caktua për datën 29 mars 2016, ku edhe do të paraqiten prova shtesë nga ana e prokuorit special.