Llogaridhënia e gjykatësve

“Betimi për Drejtësi”

Mungesa e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, vazhdon të mbetet sfidë për të ndërtuar një sistem efikas, efektiv dhe me integritet, i cili vihet në shërbim të interesit të qytetarëve.

Për shkak të dështimeve të vazhdueshme në ngritjen e llogaridhënies së gjykatësve dhe prokurorëve, në vitin 2018 ishte shuar Zyra e Prokurorit Disiplinor, për të hyrë në fuqi Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore për Gjykatës dhe Prokurorë, duke ndryshuar rrënjësisht mekanizmat e brendshëm të llogaridhënies. Por, sfidë po mbetet zbatimi i ligjit në praktikë.

Se pse ende nuk ka llogaridhënie të duhur të gjykatësve dhe pse po amnistohen shkeljet e tyre, ndiqni emisionin “Llogaridhënia e gjykatësve”. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. PranoLexo më shumë