Lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj të akuzuarit për vjedhje pylli

53630620_597788057313791_5335681963955060736_n
Author

Raporton: Senad LOKAJ

Nëntor 29, 2019

Gjakovë – Mungesa e të akuzuarit për vjedhje pylli, Fadil Neziri, ka bërë që të dështojë të mbahet seanca fillestare e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Sipas gjykatësit Drilon Haraçia, i akuzuari Neziri ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, por që mungesën e tij nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Meqenëse nuk kishte kushte për mbajtjen e seancës, e njëjta është shtyrë më 27 dhjetor, në ora 14:30, derisa për të akuzuarin Neziri, sipas gjykatësi Haraçia, do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e ngritur më 4 dhjetor 2018, Fadil Neziri po ngarkohet me veprën penale “vjedhje pylli” nga neni 358, paragrafi 1 lidhur me nenin 81-1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me 8 nëntor 2018, rreth orës13:00, në vendin e quajtur “Gropa e Sapunit”, në rajonin ekonomiko-pyjor “Maja”, ka prerë dru të llojit ahu me dimension prej 7 metra gjatësi me diametër 28cm, e me vëllim të përgjithshëm prej 4.30 metra kubë, e që me këtë veprim Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i ka shkaktuar dëm material rreth 822.37 euro.

Tutje në aktakuzë thuhet se, i akuzuari më 10 nëntor 2018, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “rruga e pyllit Potok”, në rajonin ekonomiko-pyjor “Maja”, ka prerë dru të llojit ahu, me dimension prej 6 metra gjatësi, me diametër 30cm,  eme vëllim të përgjithshëm prej 4.20 metra kubë, e që me këtë veprim Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i ka shkaktuar dëm material rreth 803.25 euro. /Betimipërdrejtësi