LËSHOHET URDHËR-ARREST NDËRKOMBËTAR PËR LUTFI DHE ARBAN DERVISHIN

Raporton: Gita LUSHI

Prishtinë – Dy të dënuarit kryesor të rastit “Medicus”, urologu Lutfi Dervishi dhe djali i tij, Arban Dervishi të dënuar me nga 8 vjet burgim, për veprat penale “trafikim me njerëz” dhe “krim të organizuar”, tashmë gjenden në listën e personave të kërkuar.

Burime të “Betim për Drejtësi” kanë bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar. Këto veprime të organeve gjyqësore, vijnë pas arratisjes së të dënuarve nga ekzekutimi i dënimit , pas vërtetimit të formës së prerë të aktgjykimit nga Gjykata e Apelit.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Policia e Kosovës.“Këta persona janë në kërkim ndërkombëtar”, ka pohuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Derisa policia ka konfirmuar lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj Lutfi e Arban Dervishit, Gjykata Themelore në Prishtinë vetëm ka konstatuar se ka ndërmarr të gjitha masat për zbatimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se Gjykata është duke vepruar në zbatim të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale”, është shprehur zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Arban Dervishit njërit nga dy të arratisurit e rastit “Medicus”, avokati Petrit Dushi, nuk ka dashur të prononcohet për këtë rast.

“Nuk kam koment për atë rast”, ka qenë përgjigjja e vetme që ka dhënë avokati Dushi.

Përveç Lutfi e Arban Dervishit, edhe anesteziologu, Sokol Hajdini është dënuar  me 5 vjet burgim nga Gjykata e Apelit. I njëjti është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme, pasi ai kishte të drejtë ankese në  këtë vendim.

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë