Prishtinë – Policia e Kosovës njofton se një person në Prishtinë është lënduar në vendin e tij të punës.
Sipas raportit të Policisë, derisa viktima ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës është rrezuar nga një lartësi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Policia thotë se ai ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor.
Bëhet e ditur se për këtë rast janë hapur hetimet./BetimipërDrejtësi