Lënda më e vjetër e Divizionit Civil është e vitit 2018

Raporton: Betimi për Drejtësi

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, në emisionin “Betimi për Drejtësi, u shpreh se në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil lënda më e vjetër është e vitit 2018.

Ai tregoi edhe për departamentet e tjera, derisa theksoi se lënda më e vjetër i takon divizionit civil.

30.00-30.40 “Në bazë të statistikave që i kam unë, lënda më e vjetër në lëminë administrative është e vitit 2021, lënda më e vjetër në lëminë e kundërvajtjes është e vitit 2022. Tek departamenti i krimeve të rënda është i vitit 2021, tek departamenti penal i përgjithshëm është e vitit 2021, tek departamenti special është e vitit 2021 ose 2022 nuk jam shumë i sigurt, kurse tek departamenti i përgjithshëm divizioni civil lënda më e vjetër është e vitit 2018. Do të thotë në lëminë civile ballafaqohemi me lëndë prej vitit 2018 e këndej”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi.

Për më shumë ndiqeni emisionin “Drejtësia në Gjykatën e Apelit” në KTV, TV ARTA dhe në “Betimi për Drejtësi”./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë