Legjislacioni për konfiskimin e pasurisë së paligjshme në Kosovë

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 29, 2014

“Në Fokus” të kësaj storie janë vlerësimet rreth legjislacionit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme në Kosovë. Çfarë thonë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, partisë opozitare Lëvizja “Vetëvendosje” dhe përfaqësues të shoqërisë civile për Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar me Vepër Penale? Sa ky ligj mundëson ndjekjen dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme? A ka faj ligji apo prokurorët dhe gjykatësit që nuk po i zbatojnë këto dispozita për të konfiskuar pasuritë e paligjshme? Çfarë thonë këta përfaqësues për projektligjin e propozuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme? A duhet një ligj i tillë për të ndihmuar organet e drejtësisë për konfiskimin e pasurive të paligjshme?

Për këto çështje rreth konfiskimit të pasurive të paligjshme në këtë rubrikë flasin: Driton Lajqi, Këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvijes “Vetëvendosje” dhe Fisnik Korenica anëtar i Shoqërisë Civile nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.