Kuvendi kërkon mendimin e Qeverisë për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Raporton: Betimi për Drejtësi

Prishtinë-Kryesia e Kuvendit ka vendosur ta dërgojë në Qeveri për mendim projektligjin për plotësim/ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, që mundëson tërheqjen deri në 30 për qind nga Trusti, bazuar në peticionin e nënshkruar nga mbi 20 mijë qytetarë.

Në mbledhjen e së enjtes është vendosur që të dërgohet në Qeveri për mendim edhe projektligji për pensionet e zyrtarëve policorë.

Gjithashtu u procedua edhe projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Qeveria ka afat që të paraqesë mendimin e vet me shkrim, të cilin e nënshkruan Kryeministri, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të projektligjit. Në rastin kur Qeveria nuk dërgon mendimin e vet, projektligji procedohet në Kuvend dhe shqyrtohet sipas afateve të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë