Kush kë po e akuzon për vjedhje të markës tregtare?

Raporton: Albijona HOXHAJ

Afrim Borovci është pronar i  restorantit  “Eurotec Baron SH.PK” në Prishtinë. Ai markën e tij tregtare me logo dhe dizajn e kishte regjistruar në vitin 2017. Që nga ky vit e deri në vitin 2020, të njëjtin emër dhe logo sipas pronarit Afrim Borovci e kishte shfrytëzuar pa autorizim edhe Burim Borovci, pronar i tashmë restorantit “Baron” në Gjilan.

Për këtë arsye, për shfrytëzim të markës, Afrim Borovci e kishte paditur Burim Borovcin. Ky rast kishte përfunduar me pajtim gjyqësor ku pala e paditur ishte detyruar të ndalojë menjëherë dhe në të ardhmen përdorimin e pa autorizuar të markës tregtare “Baron”. Poashtu t’ia paguaj edhe palës paditëse shumën mbi 1 mijë euro (1,198.00) në afat prej 30 ditësh në emër të shpenzimeve procedurale.

Edhe pse kishte pajtim gjyqësor për këtë çështje, paditësi Afrim Borovci, pretendon se i padituri Burim Borovci, ka vazhduar të shfrytëzonte emrin “BARON”. Paditësi kishte ngritur me pas edhe kallëzim penal për “mos përfillje të gjykatës”. Por, ky kallëzim ishte hudhur poshtë nga prokuroria, me arsyetimin se Burim Burovci markën tregtare “Baron” tashmë e ka regjistruar në Agjencinë për Pronësi Industriale me disa ndryshime të vogla në logon e markës.

Markat tregtare në Kosovë mbrohen me ligj. Mbrojtja e markës tregtare, i ofron mbrojte ligjore pronarit të saj duke i siguruar të drejta ekskluzive për ta përdorur atë, me qëllim identifikimin e mallrave ose shërbimeve apo të autorizojë dikë tjetër për ta përdorur atë në këmbim të pagesës.

Sipas ligjit në fuqi, Agjencia për Pronësi Industriale, është organ qendror administrativ i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë,  e cila është përgjegjëse për mbrojtjen të markës tregtare.

Për më shumë ndiqeni emisioni “Lufta” për mbrojtjen e markave tregtare”, në KTV, TV Arta dhe Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë