Kurti për aksionin e policisë: “Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen”

Raporton: Alban MEHMETAJ

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër krimit e kontrabandës në disa rajone të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Kurti ka thënë se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës, që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën.

Postimi i plotë:

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) në orët e hershme të së mërkurës ka filluar realizimin e një operacioni policor në luftën kundër kontrabandës së mallrave, i cili përfshinë disa lokacione, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë