Kujtim Kërveshi: Gjykata Kushtetuese ka injoruar normat materiale të Kodit Penal

dd
Author

Raporton: Gzime HASHANI

Janar 13, 2021

Prishtinë – Në një tryezë virtuale të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me temën se “Kush ka drejtë të kandidojë në zgjedhje?”, avokati Kujtim Kërveshi tha se Gjykata Kushtetuese (GjK)  ka kapërcyer çfarëdolloj guximi duke injoruar në tërësi normat materiale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj tryeze ai tha se kishte supozuar do të vinte deri te krijimi i një gjendje të tillë dhe se do të kishte  një testim të mandatit të Arifit në të ardhmen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Më duhet me thanë personalisht se vendimi i GjK ka  kapërcye çfarëdolloj guximi që me injoru një normë materiale të Kodit Penal”, tha ai.

Kërveshi tha se në muajin prill ka nisur një memorandum sqarues tek Kryetarja e Kuvendit të Kosovës gjatë kohës kur çështja e mandatit të ish-deputetit Arifi ishte bërë temë diskutimi.

“Për z.Arifi çdokush ka menduar se për mandatin e tij dhe  vendimin e formës së prerë e ka brenda atij që ka qenë deputet, mbasi që kam nisur memorandumin sqarues që më është dashur të sqaroj apektet krejtësisht faktike të cilat është dashur t’i ketë të qartë çdokush që ka folur për këtë temë, ka qenë kusht pa të cilin s’bën që se pari edhe Komisionit por edhe Kryetares t’ia sqaroj se ju e keni humbur hapësirën kohore, mandate i z.Arifi për bindjen time atë kohë e mendoj që edhe sot e kam të njëjtin  mendim është që për mua mandatet kanë qenë të ndara , mandati humbet në kohën kur vendimi bëhet i formës së prerë e i cili sanksion më pastaj ia pamundëson deputetit që të jetë në atë funksion” tha Kërveshi gjatë kësaj tryeze. /BetimipërDrejtësi