Kthehet në plotësim ekspertiza financiare lidhur me pasurimin e pabazë

Raporton: Arlinda MUQA

Pejë- Ekspertiza financiare kthehet në plotësim pasi që eksperti nuk i kishte përfshirë provat tjera ligjore për të përcaktuar vlerën e saktë të fitimit të humbur për paditësin paditësi “Uradnik Komerc” SH.A. Pejë, me pronar R, M i cili po kërkon kthimin e pasurisë së pabazë dhe të objektit nga H.M dhe K.H.

Në seancën e shqyrtimit kryesor në Gjykatën Themelore në Pejë, në çështjen juridiko-civile, ekspertiza e ekspertit financiar Ukë Sadiku, iu kthye në plotësim pasi që i njëjti vetëm me atë të bisedimeve me pronarë të objekteve tjera, kishte llogaritur fitimin e humbur për qiranë në ekspertizën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Për vlerësimin e fitimit të humbur kam biseduar me pronarët që e kanë dhënë me qera dhe me kapacitet të njëjtë dhe çmimi mujor i atyre objekteve ishte i përafërt me çmimin që në kërkesë e ka kërkuar paditësi”, tha eksperti Sadiku.

Gjithashtu ai deklaron se sipas tij ka qenë e mjaftueshëm të dhënat që i ka marrë gojarisht nga pronarët e lokaleve.

Gjyqtari i çështjes Veton Ademaj, morri vendim që të kthehet në plotësim ekspertiza e datës 10.03.2022 nga ana e ekspertit financiar Ukë Sadiku dhe i njëjti me rastin e plotësimit është i obliguar se përfundimi i nxjerrë në ekspertizë ta bëjë llogaritjen e saktë të pasurimit të pabazë.

Tutje, i autorizuari i paditësit deklaroi se mbetet pranë padisë kërkesës së saj dhe precizimit të cilin e kishte bërë pas ekspertizës financiare.

Ndërsa, i autorizuari i të paditurit të parë avokati Naim Spahiu, tha se qëndrojnë në tërësi pranë deklarimeve në seancat e kaluara në përgjigje e ku gjithashtu e kundërshtoi precizimin e kërkesë padisë dhe ndaj të cilës në afatin ligjor tha se do të përgjigjet në formë të shkruar.

Ai gjithashtu i prezantoi gjykatës disa nga provat tjera si kontrata dhe certifikata të regjistrimit nga ARBK, me të cilin pretendon të vërteton pronar është D.M dhe se i njëjti kishte zhvilluar aktivitet në parcelën kontestuese, por jo H.M.

Tutje, në cilësinë e palës u dëgjua i padituri K.H, i cili deklaroi se në vitin 2006, e kishte blerë pronën nga M.B,  ku nuk kishte njohuri nëse ajo pronë ishte e paditësi “Uradnik Komerc” SH.A. Pejë, me pronar R, M

“Për pronarin “Uradnik Komerc” e kam kuptuar më vonë sepse unë kam bërë marrëveshje me pronarin legjitim të cilin kontratë e kam vërtetuar në gjykatë”, deklaroi K.H.

Ai tutje deklaroi se i kishte dorëzuar dokumentet në kadastër për ta regjistruar pronën po ata asnjëherë nuk i’a kishin regjistruar dhe se nga viti 2008 kishte zhvilluar aktivitetin e tij lidhur me shitjen e karburanteve ku në të kishte rinovuar që nga fillimi pasi që ishte i dëmtuar.

Avokati Muharrem, i prezantoi një provë se në vitin 2004 M.B ka vdekur dhe pyet se si keni lidhur kontratë me 2005 me këtë person, ku i padituri K.H i përgjigjet se për mua ai person ka qenë M/B.

E më pas deklaroi se ai ka qenë vet i manipuluar nga ndonjë grup i banorëve që e kanë shfrytëzuar pasurinë e tij dhe ai tha se ka besuar që ka të bëjë me pronar legjitim dhe se ai ka qenë i njëjti por ai ka shitë dy herë pronën.

Pas deklarimit të paditurit gjykata morri vendim që seancën e radhës ta caktoi arritjes së ekspertizës financiare.

Ndryshe sipas padisë së ushtuar nga paditësi “Uradnik Komerc” SH.A. Pejë, me pronar R, M, i cili po kërkon pasurimin e pabazë, kthimit dhe dorëzimit të objektit nga të paditurit H.M dhe K.H.

Sipas padisë, paditësi është pronar i pakontestueshëm i objektit Pompa e Benzinës “Uradnik Komerc”, e cila gjendet në Pejë.

Sipas padisë thuhet se i padituri i parë H.M objektin e njëjtë e shfrytëzon në vazhdimësi prej vitit 2007, të cilën e ka marrë me qera nga i padituri i dytë K.H, edhe pse e ka ditur që pompa e benzinës nuk është pronë e qira dhënësit, mirëpo i njëjti më parë pa ligjshëm e kishte uzurpuar./BetmipërDrejtësi.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë