Kryhet dezinfektimi i objektit të Gjykatës Themelore në Pejë

GJTH Peje Foto
Author

Raporton: Driton NOCAJ

Mars 25, 2020

Pejë – Të martën është dezinfektuar objekti i Gjykatës Themelore në Pejë, si masë mbrojtëse nga pandemia globale Covd-19.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur zëdhënësja e gjykatës në fjalë, Tringa Zhuti.

Ndërsa, kur po hyjnë në javën e dytë të marrjes së vendimit të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), që në Gjykatat Themelore dhe degët e saj të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, në Gjykatën Themelore në Pejë nga dita e hënë deri më sot nuk është mbajtur ndonjë seancë të natyrës urgjente, duke përfshirë ato të paraburgimit dhe dhunës në familje.

Një lajm të tillë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar gjyqtari i kujdestar i procedurës paraprake, Shaqë Curri dhe zëdhënësja Zhuti.

Sipas Currit, prej 23 marsit e deri më 25 mars, në Divizionin Penal të Gjykatës Themelore në Pejë nuk është mbajtur asnjë rast të natyrës urgjente, ndërsa sipas Zhutit as në Departamentin e Krimeve të rënda nuk ka pasur raste të paraburgimit.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se prej ditës së djeshme nuk ka pas ndonjë ndalim të personave për kryerje të veprave penale. /BetimipërDrejtësi