Kryetari i OPP-së paralajmëron pasoja pas miratimit të urdhëzimit administrativ nga MD

Raporton: Elsa KOLLQAKU

Arben Gashi, kryetar i Odës së Përmbaruesve Privatë të Kosovës tha se të gjitha qeverive iu kanë thënë mos ta realizojnë këtë udhëzues dhe se tani paralajmëron pasoja.

Në vazhdimësi të gjitha qeveritë që kanë ardhur ju kemi thënë mos i realizoni këto ndryshime sepse kjo është fundi i drejtësisë në Kosovë, mos i realizoni, nuk na kanë ndëgju dhe i kanë realizu, tash do të shihen pasojat ”, tha Gashi në emisionin “Tempus” në KTV.

Ai shtoi se për këto vendime nuk po gjejnë asnjë arsyetim profesional.

“Pse është bë kjo, a ka nevojë dikush për vota, përderisa sipas nesh nuk ka arsyetime profesionale nuk ka arsyetime që bazohen në parametrat e ekonomisë së tregut, nuk ka arsyetime që bazohen në energjikën e funksionimit të sistemit gjyqësor, mendja na shkon edhe për keq që dikush ka nevojë për popullizëm, tash a është ka ndodh kjo me të vërtetë nuk mund ta dimë, por mendja na shkon në atë drejtim, sepse nuk po mund të gjejmë kurrfarë arsyetimi profesional, kurrfarë arsyetimi të ekonomisë së tregut”, tha Gashi. /BetimipërDrejtësi

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë