KRYETARI I MALISHEVËS RAGIP BEGAJ LIROHET NGA AKUZA PËR SHPËRDORIM TË DETYRËS

Raporton: Adem KRASNIQI

Gjakovë – Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është shpallur i pafajshëm për veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare apo autorizimit. Aktgjykimi lirues u shpall të enjtën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Artan Sejrani. Sipas këtij aktgjykimi, nga provat e administruara dhe deklaratat e dëshmitarëve, nuk është provuar se është kryer vepra penale në fjalë.

Ky shqyrtim gjyqësor u zhvillua në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila e ngarkonte Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajn, se në periudhën qershor-gusht 2014, kishte shpërdorur pozitën zyrtare apo autorizimet. Sipas aktakuzës kjo ishte bërë me qëllim që t’i shkaktoj dëm dhe t’ia shkelë të drejtat në marrëdhënien e punës të dëmtuarit Shemsi Morina. Sipas aktakuzës, edhe përkundër faktit se i dëmtuari Shemsi Morina, kishte kontratë për  punët dhe detyrat e punës si Drejtor në SHFMU “Ganimete Tërbeshi”, e vlefshme deri më 1 tetor 2015, i pandehuri me dashje dhe me dijeni kishte shkelur dispozitat e Ligjit të Punës, duke shpallur konkursin për drejtor të shkollës, kurse të dëmtuarit iu kishte ndërprerë marrëdhënia e punës.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë