Kryeshefi i IPK-së thotë se Qeveria Hoti nuk i ka kërkuar raport rreth punës së Rashit Qalajt para shkarkimit të tij

Author
Shkurt 20, 2021

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektorit Policorë të Kosovës, Kushtrim Hodaj në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se nuk i është kërkuar një raport vlerësues Inspektoratit Policorë të Kosovës (IPK) rreth punës së ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Sipas Hodajt, vlerësimi për punën e Qalajt ka qenë nga vetë ministri Veliu dhe kryeministri Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Jo ne nuk kemi pas, ne kemi dërguar informacionet që kanë qenë të nevojshme për ministrin dhe për Qeverinë në momentin kur është zhvillu, mas zhvillmit të ionfomacioni, mirëpo nuk ka pas një raport të veçantë që ndërlidhet me performancën konkrete të ish-drejtorit të Policisë apo ndonjë rekomandimi që është bë prej nesh me gjasë ai ka qenë vlerësim qe është bërë i ministri dhe kryeministri për punën e tij, por që në si inspektorat nuk kemi pasur paraprakisht ndonjë hetim apo raport që ndërlidhet me emrin e ish-drejtorit”, ka thënë Hodaj.

Hodaj ka folur edhe rreth aksionit në Karaçevë të Kamenicës, ku sipas tij ai aksion ka dërguar sinjale se shteti duhet të funksionoj në të gjithë territorin.

Ai ka hezituar për të dhënë një vlerësim rreth rezultatit të punës së Policës së Kosovës në Karaçevë, pasi sipas tij kanë qenë të angazhuar shumë agjenci dhe nuk mund të bëhet vlerësimi i saktë.

“Është situatë pak ndoshta e vështirë për ne meqenëse vetë kemi qenë pjesë e operacionit. Të ishte ndonjë rast që është rast vetëm i policës ne do të bënim një monitorim dhe do të nxirrnim rekomandimet ose të gjeruara sesi ka shkuar. Ne kemi qenë vetë pjesë e operacionit ne kemi qenë më shumë të preokupuar që të zhvillohet operacioni në mënyrë më të suksesshme bashkaritë me policinë dhe të gjitha agjensionet e tjera. Meqenëse kemi qenë shumë agjencione… rrolin udhëheqës të planit operativ e ka pasur prokuroria e shtetit përshkak se ka qenë autoriteti që ka udhëru të gjitha agjencionet për të marrë veprimet e nevojshme hetimore. Përkundër lavdeve dhe kritikave që mund ti jepet ka pasur të mirat e veta, është dhënë një  sinjal që shteti duhet të funksionoj në të gjitha pjesët dhe në të gjitha dyshimet që ka edhe për zyrtarët edhe kur janë të përfshirë në raste të tilla”, ka thënë Hodaj.