Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së tregon se si do ta luftojnë ndikimin e mundshëm politikë në Polici

Author
Shkurt 20, 2021

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektorit Policorë të Kosovës, Kushtrim Hodaj në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se nuk ka informacione se Policia e Kosovës ndikohet nga grupe të caktuara politike.

Ai ka thënë se përmes ligjeve që i kanë ndikimi i politikës është zero, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ne nuk kemi informacione të kësaj natyre për ta argumentuar ndikim ose jo politikë në Policinë e Kosovës. Ne jemi institucion edhe Polica edhe Inspektorati që funksionojnë si agjensione në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, natyrisht kemi ligjet tona dhe në bazë të ligjeve autoriteti i politikes në çështje operative është 0 pothuajse. Dhe unë mund të flas për institucionin tonë në kohën sa unë kam marrë detyrë dhe kam udhëheq nuk ka pasur sa një lloj ndërhyrje të asnjë lloj natyre politike prej asnjë grupi politik dhe nuk mund të flasë më kompetencë për Policinë e Kosovës, pasi nuk kam informacione”, ka thënë Hodaj.

Ai ka thënë se do ta trajtojnë secilin rast, duke ndikuar që Polica e Kosovës ta kryej punën me profesionalizëm të potë.

Ai ka thënë se do t’i trajtojnë edhe rastet e neglizhencës nga Policia me prapavijë politike.

“Ne do të bëjmë punën tonë dhe do të monitorojmë, do të mbikëqyrim Policinë në secilën detyrë në secilën punë  që e bënë Policia e Kosovës dhe nëse ne vërejmë mosprofesionalizmin ose mos kryerja e punës, neglizhenca është bërë për arsye të ndryshme duke përfshirë edhe ndikimet politike, natyrisht që ne do ta trajtojmë secilin do rast apo fenomen që paraqitet. Mirëpo po them ajo që është detyrë, misioni i joni ne duhet të kujdesemi që Polica ta kryej punën në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme dhe t’i trajtoj në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët”, ka thënë ai tutje. /BetimipërDrejtësi