KRYEPROKURORI SYLA: RASTET NDAJ BADIVUKUT NUK JANË SHQYRTUAR ME VITE, RASTI NDAJ MEJE ËSHTË KRYER ME SHPEJTËSI TË DRITËS (VIDEO)
“Betimi për Drejtësi”
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, deklaron për emisionin “Betimi për Drejtësi” se rastet e prokurores Vahide Badivuku ZPD-ja nuk i ka shqyrtuar me vite, përderisa në momentin kur kjo zyrë ka inicuar procedurë disiplinore ndaj tij për sjellje të pahijshme, të njejtën e ka kryer me shpejtësi të dritës.