Kozmetika, produktet ushqimore, tekstili prijnë në listën e produkteve false

Raporton: Albijona HOXHAJ

Mallrat e falsifikuara që hynë në Kosovë prekin të gjithë sektorët, por sipas Doganës, kohëve të fundit sektori më i prekur ka qenë ai i kozmetikës, produkteve ushqimore, tekstilit dhe teknologjisë.

“Po nëse flasim për vitin 2021 për shembull sektori i kozmetikës ka qenë më i prekun, ku sasia e më e madhe e mallrave ka qenë të ndalur mbi 50% ka qenë kozmetikë, pastaj kanë qenë produktet ushqimore të mbi 20 mbi 18% më falni, pastaj aksesorët për shtëpi të mbi 16% e kështu me radhë ka ardhë tekstili çantat, atletet e të gjitha këto, mirëpo gjatë këtij viti domethënë vitit të kalum kemi pas këtë përqindje të kategorisë së mallrave të ndalura nga Dogana”, ka thënë Sadije Topojani, Udhëheqëse e Sektorit për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI), në Doganën e Kosovës.

Sipas Doganës, markat më të falsifikuara janë NIKE me 20.8%, Tommy Hilfiger me 15.3%,  Polo Ralph Lauren me 8.27% dhe marka tjera njohura tregtare.

Për më shumë ndiqeni emisioni “Lufta” për mbrojtjen e markave tregtare”, në KTV, TV Arta dhe Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë