KONTESTIMI I ZYRËS PËR VERIFIKIM GJYQËSOR
Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për kontestimin e mandatit ligjor të Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor. Përveç akuzave për ndikime politike në përzgjedhjen e udhëheqësve të institucioneve të drejtësisë, gara për Kryetar të Gjykatës së Apelit në Prishtinë dhe gabimet e Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor nxorën në shesh kontestimin e mandatit ligjor të kësaj zyre. Mbi çfarë baze kushtetuese dhe ligjore funksionon Zyra për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor? Pse kontestohet funksionimi i kësaj zyre? Si duhet të rregullohet mandati i kësaj zyre? Çfarë thonë drejtuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës? Çfarë thonë drejtuesit e Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor? Çfarë thonë ekspertët juridik nga shoqëria civile që e monitorojnë sistemin gjyqësor?
Për të debatuar rreth kontestimit të mandatit ligjor të Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor mysafirë të Betim Musliut janë:
- Hazir Lushaj, Shef i Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor dhe
- Ehat Miftaraj. Hulumtues i Lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi
Gjatë emisionit shfaqet rubrika e monitorimit të rasteve të korrupsionit si dhe storia e përgatitur rreth temës së debatit.