Komuna e Istogut ndan mjete financiare për familjet në nevojë për menaxhim të gjendjes emergjente të krijuar nga Covid-19

auto_Ndertesa_e_komunes_se_Istogut_-_23_mars_2015-Driton_Bublaku_31559369635
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Mars 26, 2020

Istog – Komuna e Istogut ka nxjerrë vendim për të ndarë mjete financiare për familjet në nevojë, pas gjendjes së krijuar me rastin e shfaqjes së virusit Covid-19.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar të komunës së fjalë, ku thuhet se e njëjta ndanë shumën prej 50.000,00 euro për familjet në nevojë, e krejt këtë në emër të menaxhimit të gjendjes tashmë emergjente të krijuar në vend si rezultat i koronavirusit.

Sipas njoftimit, mjetet do të merren nga kategoritë ekonomike të mallrave dhe shërbimeve nga buxheti komunal, të cilat do të dedikohen për furnizim me gjëra ushqimore dhe higjieno-sanitare për familjet në nevojë.

“Mjetet e dedikuara do të merren nga kategoria ekonomike e mallrave dhe shërbimeve si: nga programi buxhetor i Drejtorisë për Shërbime Publike shuma prej 10 mijë euro. Nga Drejtoria e Shëndetësisë 10 mijë euro. Nga ajo për Kulturë, Rini dhe Sport 10 mijë euro.  Po ashtu nga Drejtoria e Arsimit dhe Zyra e Kryetarit nga 5 mijë euro nga secila. Duke vazhduar me nga 3 mijë euro nga Drejtoria për Administratën dhe ajo e Buxhetit dhe Financave, si dhe në fund 4 mijë euro nga Drejtoria e Bujqësisë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe në Komunën e Istogut gjendja vazhdon të jetë stabile, pa ndonjë person të konfirmuar me koronavirus. /BetimipërDrejtësi