Komuna e Deçanit ndanë 100 mijë euro për të menaxhuar situatën e krijuar nga Covid-19

88107205_2492790550962273_4846725642684727296_n
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Mars 26, 2020

Istog – Komuna e Deçanit, të enjten, ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, me ç’rast ka miratuar vendimin për ndarje buxhetore lidhur me situatën e krijuar tashmë nga virusi Covid-19.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar të komunës së fjalë, ku thuhet se e njëjta ndanë shumën prej 100.000,00 euro për të plotësuar nevojat që dalin në këtë situatë emergjente, për parandalimin e virusit Covid-19.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se shuma e ndarë nga Kuvendi Komunal do të hyjë në funksion të menaxhmentit të situatës emergjente të krijuar tashmë nga koronavirusi, duke shtuar se shuma e cekur do të kontribuoj në operimin e të gjithë akterëve që janë në funksion të parandalimit të virusit në fjalë.

Ndryshe Komuna e Deçanit vazhdon të jetë pa ndonjë person të konfirmuar me koronavirus. /BetimipërDrejtësi