Kjo është pasuria e zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bajram Ljatifi

Raporton: Naim JAKAJ

Prishtinë – Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Në deklarimin e pasurisë në AKK, zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bajram Ljatifi, si të hyra vjetore, ka deklaruar pagën prej 43,723.00 euro, kurse 117 euro i ka pranuar në formën e mëditjeve nga Gjykata Kushtetuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të hyra tjera janë deklaruar në emër të fëmijëve në shumën prej 5,396 euro. Si para të gatshme, Ljatifi ka deklaruar 105,186.00 euro në emër të tij dhe 4,843.00 në emër të fëmijëve.

Sa i përket paluajtshmërive, Ljatifi ka deklaruar një kat përdhesë në shtëpi të përbashkët (131 m2) në një oborr 64m2 me vlerë prej 46,000.00 euro, e cila është fituar nëpërmjet trashëgimisë, një qilar me depo 8.50 m2 në ndërtim, në vitin 2019, e cila e kapë vlerën prej 2,200 euro dhe arë dhe livadhe 1.50 ha, pasuri e përbashkët ku ai bën pjesë me 1/3 e saj e cila e ka vlerën 120,000.00 euro, e fituar nga trashëgimia.

Si pasuri të luajtshme, Ljatifi ka deklaruar një veturë “Pezo 307 HDI” në vlerë prej 5,500.00 euro, e blerë nga në vitin 2012.  /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë