Kjo është pasuria e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Remzije Istrefi-Peci

Raporton: Naim Jakaj

Prishtinë – Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Në deklarimin e pasurisë në AKK, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Remzije Istrefi-Peci, ka deklaruar se krahas punës së saj si gjyqtare ajo është e angazhuar edhe si profesoreshë e asocuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik dhe ligjëruese me angazhim për semestër në International Business Colledge (IBCM), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Si të hyra vjetore nga paga e rregullt, ka deklaruar gjithsej 45,093.90 euro dhe 7,006.06 euro nga paga e angazhuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

13,787.88 euro ajo i ka deklaruar të hyra të tjera nga angazhimet e saj në mësimdhënie, në vizita studimore, për publikimin e librave universitare dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.

Të hyra tjera janë deklaruar në emër të bashkëshortit në shumën prej 25,432.39 euro. Si para të gatshme, Remzie Istrefi-Peci ka deklaruar 15,000 euro. Para të gatshme në shumën prej 500 euro janë deklaruar në emër të bashkëshortit dhe 43,203.4 euro në emër të fëmijëve.

Sa i përket paluajtshmërive, Istrefi-Peci ka deklaruar 4 pasuri të përbashkëta:

  1. Shtëpi në proces të ndërtimit me sipërfaqe prej 126.00 m2 e cila është blerë në mënyrë vetanake dhe huazim në shumën prej 20,000 euro – vlera e kësaj patundshmërie është vlerësur prej 60,000 euro;
  2. Tokë me sipërfaqe prej 400 m2 e blerë në vitin 2007 në vlerën prej 90,000 euro;
  3. Banesë me sipërfaqe prej 140 m2 e blerë në vitin 2017 në vlerën prej 150,000 euro;
  4. Banesë me sipërfaqe prej 75 m2 e blerë në vitin 2017 në vlerën prej 50,000 euro.

Si pasuri të luajtshme, Istrefi-Peci ka deklaruar një veturë në vlerë prej 17,000 euro, e blerë nga bashkëshorti në vitin 2013.

Tutje, Istrefi-Peci ka deklaruar 7 detyrime financiare, prej të cilave 5 në emër të saj dhe 2 në emër të bashkëshortit.

Në emër të saj: 5,000 euro në formën e kaparit, detyrim ndaj “Concord Investment” për blerjen e banesës në Shqipëri, 50,000 euro në formën e kredisë për blerjen e banesës në Shqipëri, 50,000 euro ndaj “Concord Investment” për blerjen e banesës në Shqipëri, 15,000 euro ndaj “Concord Investment” për blerjen e banesës në Shqipëri, 20,000 euro huazim nga një person fizik për ndërtimin e shtëpisë, 40,000 euro ndaj “Concord Investment” për blerjen e banesës në Shqipëri dhe 5,000 euro ndaj “Concord Investment” për blerjen e banesës në Shqipëri.

Në fund, gjyqtarja Remzije Istrefi-Peci ka vendosur një shënim të gjatë spjegues për çështjet që lidhen me paluajtshmëritë si dhe me të gjitha të ardhurat e tjera vjetore. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë