Kjo është pasuria e anëtares së Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bedrije Syla-Alshiqi

Raporton: Nuraje BLLACA

Prishtinë – Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Në deklarimin e pasurisë në AKK, anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bedrije Syla-Alshiqi, ka deklaruar se krahas kësaj pozite ushtron funksionin e prokurores në Prokurorinë e Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Si të hyra vjetore, Syla-Alshiqi ka deklaruar gjithsej 47,827,49 euro. Si paga mujore nga Prokuroria e Apelit, ka deklaruar se gjatë vitit 2021 ka pranuar 31,107.56 euro dhe 156 euro si mëditje.

Syla-Alshiqi si paga mujore të bashkëshortit ka deklaruar 8,165.96 euro dhe të hyra të fëmijëve nga fitimi i firmës ‘‘Simpel IT Solution’’ në vlerë prej 6,932.00 euro dhe në llogarinë personale të djalit shumën prej 1,465.97 euro.

Sa i përket paluajtshmërive, Syla-Alshiqi ka deklaruar si pasuri të bashkëshortit një shtëpi dhe tokën 5 ari si trashëgimi dhe si pasuri të përbashkët tokën 5 ari dhe ndërtimi i shtëpisë malore në vlerë prej 22,100 euro të blerë në vitin 2021.

Ajo po ashtu ka deklaruar se fëmijët e saj kanë një veturë Audi Q5 e vitit 2014, të blerë në vitin 2019.

Në deklarimin e pasurisë, Syla-Alshiqi ka treguar se ka 4,071.95 euro para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, si dhe vlerën prej 38.08 euro të bashkëshortit.

Po ashtu, Syla-Alshiqi ka deklaruar se ka kredit kartelë në kohëzgjatje prej 12 muajve në vlerën prej 1,080 euro. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë