KGJK shpall konkurs të brendshëm për 10 pozita për gjyqtarë të Gjykatës Komerciale

Raporton: Lavdim MAKSHANA

Prishtinë- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 289-të, të mbajtur të enjten, ka shpallur konkurs të brendshëm për 10 pozita për gjyqtar në Gjykatën Komerciale.

Nga këto 10 pozita,  shtatë prej tyre do të jenë pozita për dhomën e shkallës së parë, ndërsa tri të tjera për dhomën e shkallës së dytë të kësaj gjykate, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në konkursin e shpallur për gjyqtarë të Gjykatës Komerciale, nga 10 pozitat e shpallura të këtij konkursi, dy nga to për secilin nivel do të jenë pozita të rezervuara për komunistin serb.

Shpallja e këtij konkursi erdhi pas ndryshimit të organogramit në këtë takim, ndryshim ky që mundësoi të shtohen pozita të gjyqtarëve për Gjykatën Komerciale.

Ndryshe, Kryesusi i Këshilli, Albert Zogaj tha se numri i lëndëve që do të transferohen është shumëfish më i madh nga ai numër që është menduar fillimisht, sipas tij mbi 9-10 mijë lëndë pritet të transferohen në Gjykatën Komerciale.

“Fillimisht është mëndu se do te kemi diku 2500 raste që do të kalojnë në Gjykat Komerciale por përfundimisht gjendja është shumë ndryshe, numri i lëndëve që pritet të kalojnë në Gjykatë Komerciale është shumëfish më mi madh mbi 9 mijë- 10 mijë lëndë”, tha kryesusi Zogaj.

Këshilli ka themeluar edhe Panelin për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidateve, i përbërë nga kryetari i Gjykatës Supreme/kryetar i panelit, Enver Peci, anëtari i KGJK-së Fahret Velija, anëtarja e KGJK-së/anëtarja e panelit Drita Rexhaj,  anëtarja e KGJK-së/anëtarja e panelit, Teuta Ibrahimi dhe gjyqtari i Gjykatës se Apelit/anëtari i panelit, Afrim Shala. zëvendëskryesuesi i KGJK-së/anëtar rezervë i panelit, Qerim Ademaj.

Ndërsa në përbërje të Komisionit për Rishqyrtim të ankesave do të jenë gjyqtarët Ragip Namani, gjyqtar ne Gjykatën Supreme/ kryetar i komisionit; Gani Avdiu, gjyqtar ne Gjykatën e Apelit/anëtar i komisionit; Fidan Hoxha, anëtar i KGJK-se/ anëtar i komisionit;, si dhe 4. Arjeta Sadiku, anëtare e KGJK-se/anëtare rezerve e Komisionit.

Tutje, KGJK ka bërë shqyrtimin e kërkesës buxhetore 2023 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës sipas qarkores buxhetore 2023/1 dhe kërkesa shtesë, raport ky i elaboruar nga kryetari i Komisionit për Buxhet, anëtari Avni Mehmeti.

Këshilli ka shqyrtuar edhe shkresën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, përmes së cilës u miratua ndjekja e studimeve për dy gjyqtarë, gjyqtaren Ë Pacolli dhe gjyqtarin Besnik Shala në Ëake Forest University, në Karolinën Veriore, ShBA.

Gjatë këtij takimi KGJK ka bërë plotësim/ndryshimin e Rregullores nr. 05/2022 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr.04/2017 për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës.

Në këtë plotësim/ndryshim sipas Kryetares së Komisionit për Çështje Normative, është shtuar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Gjykatës Komerciale, janë shtuar takimet si dhe sic tha ajo janë bërë disa ndryshime të vogla.

Këshilli gjatë këtij takimi ka bërë shqyrtimin e kërkesave për transferim të bashkëpuntorëve profesional, ndërsa për tre kërkesa për transferim Këshilli ka vendosur të diskutojë në mbledhjen e ardhshme.

Tutje, anëtarët e KGJK-së kanë bërë caktimin e zyrtarëve përgjegjës në Këshill dhe në Gjykata për zbatim të Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Ligjit Nr. 06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, sipas propozimeve të bëra nga kryetarët e gjykatave.

Gjithashtu, në këtë takim Këshilli ka miratuar edhe ndryshimet e planit të punës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për vitin 2022, me numër GJ.A.nr.170/2022, të datës 1 qershor 2022, dhe të Gjykatës së Apelit për vitin 2022, me numër AGJ.nr.348/2022, të datës 9 qershor 2022.

Tutje, si pikë tjetër e rendit të ditës është diskutuar edhe Memorandumi i bashkëpunimit në mes të Akademisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës ku edhe është autorizuar kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj për nënshkrimin e këtij memorandumi.

KGJK gjatë takimit të sotëm ka votuar edhe listën e gjyqtarëve të propozuar nga Kryetarët e Gjykatave që do të jenë pjesë e listës së gjyqtarëve që do të shërbejnë në Panele Hetimore, siç parashihet me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Nga Gjykata Supreme në listë të gjyqtarëve për të shërbyer në Panele Hetimore janë zgjedhur gjyqtarët Zenel Leku dhe Nenad Laziq.

Ndërsa, nga Gjykata e Apelit pjesë e listës për të shërbyer në Panele Hetimore është përzgjedhur gjyqtari Faton Ademi.

Ndryshe, Këshilli në këtë takim ka zgjedhur 7 gjyqtarë për dhomën e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.

Me pika të mbyllura po vazhdon takimi i KGJK-së ku në rend dite pritet të shqyrtohen edhe raporti mbi faktet dhe provat e mbledhura dhe marrëveshja e arritur për dy raste disiplinore.

Në agjendë rasti parë identifikohet si  Nr.AD/KGJK/09/2022 /GJTHGJL – GJS-2022-006.

Ndërsa, rasti dytë identifikohet me Nr.AD/KGJK/11/2022/GJTHM-AD/GJTHM/09/10/2022, rast ky i cili ka të bëjë me shkeljet disiplinore të pretenduara, për gjyqtaren Dragica Jakovleviq – Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Zubin Potok dhe Tatijana Vrijeviq, Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Leposaviq.

KGJK ka hetuar dy gjyqtaret serbe, dhe kjo është konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, me 5 maj 2022.

Pasi, është raportuar se bashkë me kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq,  në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë kanë marrë pjesë edhe gjyqtaret, e lartcekura.

Për këto dy të fundit, Këshilli, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.04.2022, ka bashkuar procedurën disiplinore për dy kërkesat dhe ka themeluar një panel hetimor.

Se cili do jetë vendimi për këto dy gjyqtare mbetet të shihet.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të, kishte marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Shënim: Të gjitha takimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) monitorohen nga “Betimi për Drejtësi”.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë