KGJK miraton raportin e panelit për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Supreme

Raporton: Elsa KOLLQAKU

Prishtinë – Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK), në takimin e 295-të, ka miratuar raportin e panelit për përzgjedhjen dy e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Në këtë mbledhje me shumicë votash janë avancuar në Gjykatën Supreme gjykatësi Afrim Shala dhe Milena Djeriq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, KGJK-ja  kishte themeluar panelin për shqyrtimin e aplikimeve në përbërje nga Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, njëherit edhe kryetar i komisionit, anëtarët e komisionit: Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së, Drita Rexhaj, anëtare e KGJK-së, Teuta Ibrahimi, anëtare e KGJK-së dhe Nenad Lazić, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Anëtarja Ibrahimi, në takimin e sotëm tha se më 13 shtator 2022 është mbajtur intervista e kanditatëve, Afrim Shala, Milena Djeric si dhe Jovica Mitrovic, pas përfundimit të intervistave paneli ka rekomanduar gjyqtarët Shala dhe Djeriç.

Ajo tha se gjykatësi Shala ka treguar rezultat të përgjithshëm në intervistë me 46.6 pikë, vlerësimi i përformances 92 pikë, me shkallën e vlerësimit të shkëlqyeshme dhe gjykatësja Djeriq në intervistë 46.0 pikë, vlerësimi i performances 83.5 pikë , me shkallë të vlerësimit të shkëlqyeshëm, pra të dy janë rekomanduar për gjyqtarë në Gjykatën Supreme.

Ndërkaq, gjykatësi Mitroviç nuk është rekomanduar për pozitën për të cilën ka aplikuar, pasi që sipas Ibrahimit, rezultati i tij i përgjithshëm në intervistë ka qenë 33.6 pikë, vlerësimi i performances 57 pikë, me shkallë të vlerësimit të mirë.

Paraprakisht, në këtë takim me shumicë votash është hedhur ankesa e gjykatësit Mitrovic, lidhur me vlerësimin e performances.

Ibrahimi tha se gjyqtari Mitrovic më 14 shator 2022 i është drejtuar kryesuesit të KGJK-së, me kërkesë për caktimin e një gjyqtari tjetër vlerësues, i cili do ta vlerësonte performancen e tij përsëri, me arsyetimin se gjyqtarja Djeric, si vlerësuese nuk e ka vlerësuar në mënyre objektive përformancen e tij.

Tutje, ajo tha se më 15 shtator 2022, komisioni për rishqyrtim i KGJK-së duke vendosur rreth kësaj kërkese ka nxjerr konkluzion me të cilin ka konstatuar se kërkesa e tij nuk ka të bëj me procesin e selektimit të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por ka të bëj me vlerësimin e performances së gjyqtarëve dhe me këtë rast kërkesën në fjalë e ka dërguar tek ajo si drejtore e komisionit për vlerësim të performances.

Ibrahimi  shtoi se në bazë të rregullores për vlerësim të performances, thuhet se gjyqtarët me mandat të përhershëm vlerësohen çdo 3 vite, kjo rregullore po ashtu parasheh se gjyqtarët me mandat të përhershëm vlerësohen sipas radhës së përcaktuar përmes metodës së shortit apo metodës random.

Në fund ajo tha se vlerësimi i performances së gjykatësit Mitrovic është e vlefshme deri në fund te vitit 2022./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë