KGJK ia vazhdon mandatin Agim Maliqit si anëtar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Lëndëve të Korrupsionit

Raporton: Arbelina DEDUSHAJ

Prishtinë – Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, njëzëri votuan për vazhdimin e veprimtarisë së ish-anëtarit të KGJK-së, Agim Maliqi, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Lëndëve të Korrupsionit. Maliqi tashmë nuk është anëtarë në KGJK, ndërsa në kohën sa ishte pjesë e Këshillit ishte Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Lëndëve të Korrupsionit në përputhje me Planin e Veprimit të KGJK-së për trajtimin me prioritet të lëndëve të korrupsionit. Ky plan i veprimit ishte përgatitur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe me disa ndryshime dhe plotësime nga anëtarët e KGJK-së ishte miratuar më 25 shtator 2015. Përmes zbatimit të këtij plani synohet të trajtohen lëndët e korrupsionit me prioritet absolut për të ndikuar në gjykimin e lëndëve të korrupsionit dhe hapjen e perspektivës evropiane për Republikën e Kosovës.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë