KESCO: Reagim ndaj artikullit me titull “Qytetarëve të Republikës së Kosovës po u kërkohet nga Kompania e Distribuimit të Energjisë Elektrike në Kosovës (KEDS) dhe përmbaruesit privat, të paguajnë borxhe inekzistente për shpenzimin e energjisë elektrike”

KESCO
Author
Mars 31, 2020

KESCo reagon për shpifjet dhe te dhënat e pabazuara qË portali “Betimi per Drejtesi” ka publikuar ne artikullin “Qytetarëve të Republikës së Kosovës po u kërkohet nga Kompania e Distribuimit të Energjisë Elektrike në Kosovës (KEDS) dhe përmbaruesit privat, të paguajnë borxhe inekzistente për shpenzimin e energjisë elektrike”

Konstatimet e tilla të pasakta, që nga fillim e deri në fund të artikullit të pabazuara në fakte reale, dëmtojnë rëndë imazhin e kompanisë. Realiteti është krejt tjetër. Për të mbrojtur imazhin dhe mbarëvajtjen e aktiviteve tona që janë në përputhje të plotë me të gjitha logjet e aplikueshme në Kosovë, ne jemi të detyruar t’i ndjekim të gjithë hapat ligjor në lidhje me artikullin tuaj. 

Me poshtë kemi sqaruar ne hollësi çdo çështje qe është cekur ne artikullin e portalit “Betimi për Drejtesi”, artikull ky qe ne mënyrë te vetëdijshme dezinoformon opinionin dhe plason te pavërteta.

KESCO paralajmëron qe do te marr te gjitha masat e nevojshme dhe te gjitha rrugët ligjore qe te dal ne pah e vërteta.

____

  1. Në asnjë rast të vetëm KEDS nuk ka kërkuar borxhe inekzistente për shpenzimin e energjisë elekrike, pra kjo është vërtetuar edhe me aktvendime të Gjykatës Së Shkallës Së Dytë Të Apelit. Pasi që të gjithë propozimet bëhen nga Kompania KESco, (pra këtu fillon Dezinformimi me emrin KEDS), dhe për dijeninë tuaj meqenëse lëndët janë të natyrës së njejtë dhe gjykata e apelit vendos në parimin e mos laramanisë së gjykimeve për çështjet e njëjta, po ju bashkëngjesim Aktvendimet siç janë:

-Aktvendimi i Gjykatës së Apelit,  AC.nr.2037/18 i dt.19.02.2019, , Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, Ac.nr. 1732/19 i dt. 10.05.2019, Aktvendimi i Gjykatës së Apelit Ac.nr.2087/19 i dt.08.11.2019, Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, Ac.nr.4661/2019, Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, Ac.nr.6296/19, i dt.22.01.2020, Aktvendimi i Gjykatës së Apelit Ac.nr.2084/19 i dt.27.01.2020, Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, Ac.nr.5477/19, i dt.27.12.2019, Aktvendimi i Gjykatës së Apelit Ac.nr.2091/19 i dt.19.12.2019, Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, Ac.nr.4656/19 i dt.24.10.2019.

Të gjitha këto Aktvendime janë marrë në Favor të Kreditorit KESCO, duke i anuluar aktvendimet e gjykatës Themelore në Pejë, për natyrën komplet të njejtë.

 

Shitja e KEDS-i  kishte qenë objekt kritikash për vlerën e ulët të shitjes, atë prej 26.3 milionë euro, në raport me investimet e bëra nga kjo kompani, pasi sipas shoqërisë civile, investimet në rrjetin e KEDS-it rezultonin trefish më të larta sesa shuma e përgjithshme e shitjes.

  1. Mënyra për të bërë lajm në procedurë përmbarimore me vlerën e shitjes nuk po duket aspak etike, pasi që këto dy pjesë janë të ndara dhe kur është bërë privatizmi nuk ka pasur përmbarues privat dhe lidhja kauzale mes tyre është një shpifje për gjëra inekszistente dhe pa e shtjelluar, në shkrimin më poshtë vërehet tendencioziteti hipokrizia dhe e pavërteta.

Mirëpo, përkundër shitjes së rrjetit të KEDS me vlerë të ulët, kjo kompani tani është duke i ngarkuar konsumatorët me borxhe të cilat paraprakisht konsumatorët i kanë paguar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

  1. Përkundër asaj që e kemi shtjelluar në pikën 2, të gjitha ekstraktet nga librat afariste të cilat janë pjesë përbërëse e urdhrit përmbarimor ndahen në tre kopje, një për Gjykatën/përmbaruesin (nëse debitori bënë ankesë), një për Debitorin, dhe një për vetë kreditorin, të gjitha të vulosura dhe kanë datën e njejtë të printimit (garantojmë në vërtetësinë e tyre). Pa qenë njohës i mirë ligjor apo ekonomist i mirë, në ekstraktin e librave afariste mund t’i gjeni shënimet si DEBI (faturat e rregullta mujore) dhe KREDI (pagesat nga debitori), që qartë vërehet borxhi dhe periudha kohore e kërkesës për përmbushjen e detyrimit, në shumicën e rasteve.

Një praktikë kundërligjore e tentimit të inkasaimit të mjeteve nga KEDS përmes përmbaruesve  privat, është konstatuar edhe me vendimet e Gjykatës Themelore në Pejë.

  1. Meqenëse jeni vëzhgues të proceseve gjyqësore dhe paskeni hulumtuar a keni bërë pyetje tek KEDS? Për të vërtetuar gjendjen reale dhe faktike, pasi që jeni bazuar në vendimet e Gjykatës Themelore në Pejë, a jeni në dijeni se sa prej këtyre vendimeve i ka aprovuar ankesat e kreditorit KESCO dhe i ka anuluar vendimet e gjykatës themelore në Pejë?

KEDS-i ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Kosovë, mirëpo e njëjta gjatë inkasimit të hyrave nga konsumatorët ka instaluar një praktikë të kundërligjshme të inkasaimit, duke i dërguar lëndët tek përmbaruesit privat për borxhe fiktive dhe jo ekzistente, duke tentuar të pasurohet padrejtësisht.

  1. Në cilin rast të vetëm është kërkuar borxhi jo ekzistues? Kreditori KESco (jo KEDS) konform rregullave dhe procedurave ligjore ka bërë propozimin për përmbarim në përputhje me Nenin 29 dhe Nenin 40, përfshirë Nenin 341 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore Nr. 04/L-139. Ku propozuesi i propozon Përmbaruesit Privat përmbarimin në bazë të dokumentit të besueshëm, përkatësisht ekstraktin nga Ekstrakti nga librat afariste duke u bazuar në “Nenin 29 Dokumentet e Besueshme, paragrafi 1.2. ekstraktet e verifikuara nga librat afariste për pagesën e shpenzimeve komunale të furnizimit me ujë, energji elektrike dhe bartjen e mbeturinave”, atëherë e nderuara/i gazetar ku na qenka kundërligjshmëria?

 

  • Rastet e hulumtuara

Nga shkresat e lëndës, të cilat i posedon “Betimi Për Drejtësi”, rezulton se kompania KEDS e ka dërguar në procedurë të përmbarimit  një konsumator me iniciale D.Ç,  që përmes përmbaruesit privat, tentoi t’ia përmbaroi dhunshëm shumën prej 1 mijë e 132.28 euro, për shpenzimin e energjisë elektrike.

Përmbaruesi privat kishte lëshuar urdhër që ndaj konsumatorit të përmbarohet shuma 1,132.28 euro, edhe pse në realitet konsumatori kishte paguar energjinë elektrike dhe se borxhi ndaj KEDS-it rezultonte të ishte vetëm 43.28 euro e jo 1,132.28 euro.

Këtë shumë, të cilën e kërkonte KEDS-i përmes përmbaruesit privat, Gjykata Themelore në Pejë, përmes gjykatësit Musë Povataj, ka konstatuar se i njëjti borxh ishte paguar nga ana e konsumatorit, ndërsa borxhi që kishte mbetur ndaj KEDS-it, ishte vetëm 43.28 euro.

“Gjykata pas verifikimit të ekstraktit të verfikuar nga librat afarist ka konstatuar se debitori për periudhën kohore të përcaktuar në propozim nga 25.02.2016 deri më 11.02.2018, ka përmbushur detyrimin për çdo muaj paraprak dhe atë në shumën prej 1.089 euro”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjykata e Pejës në vendimin e saj është shprehur se përkundër faktit se kishte paguar thuajse në tërësi detyrimin për energji elektrike, KEDS-i dhe përmbaruesi kishin injoruar këtë fakt dhe kishin kërkuar përsëri borxhin, të cilën konsumatori e kishte paguar.

“Andaj edhe pse debitori e ka përmbushur detyrimin pothuajse në tërësi për periudhën për të cilën kërkohet borxhi, kreditori ka paraqitur propozim për përmbarim duke kërkuar pagesën e borxhit të paguar njëherë”, thuhet në vendimin e  Gjykatës së Pejës.

Në këto vendime gjyqësore, Gjykata e Pejës theksuar se edhe përmbaruesi privat do duhej të refuzonte propozimet e KEDS-it, në rastet kur borxhi ishte paguar nga konsumatorët.

“Gjykata konsideron se organi përmbarimor (përmbaruesi privat) është dashur të merr aktvendim me të cilin do ta refuzonte propozimin e kreditorit (KEDS-it) , si të pabazuar, ngase me të njëjtin është kërkuar borxhi i paguar njëherë”, thuhet në vendimin e gjykatësit Povataj.

  1. Nuk është kontestuese se Debitori në fjalë ka paguar borxh brenda periudhës si në Propozim për përmbarim, por pagesat e bëra kanë shlyer borxhin e mëhershm deri në datat kur është bërë propozimi për përmbarim, pra urdhri përmbarimor është i dërguar për Borxhin Kumulativ jo i ndarë nga faturë për faturë mujore, ndërsa propozimi për përmbarim kap vlerën e faturave të papaguar deri në datën kur është bërë i lejuar, pra pagesat kanë zvogëluar borxhin e përgjithshëm. Vlera në të cilën është kërkuar borxhi i papaguar është i shtypur në propozimin për përmbarim, ndërsa me pagesat reciproke të padefinuara të cilat gjykata i shqyrton si të bëra për periudhën e kërkuar të borxhit ka bërë “aplikimit të gabuar të së drejtës materiale” sepse debitori me ato pagesa ka mbuluar borxhin (pas privatizimit) e deri në datat e propozimit të bërë. Ndërsa për ta vërtetuar gjendjen reale dhe faktike, mos pagesat e faturave të rregullta të shpenzimit të energjisë elektrike janë disa shembuj si më poshtë ku në ekstraktin e librave afariste mund ti gjeni shënimet si DEBI (faturat e rregullta mujore) dhe KREDI (pagesat nga debitorit).

Kur gjykata i ka të paqarta prapësimet dhe përgjigjet në prapsim, në bazë të nenit 73 paragrafi 1 i Ligjit për Procedurën Përmbarimore parimisht Gjykata mund të vendosë lidhur me prapësimin jashtë seancës gjyqësore, mirëpo përjashtimisht gjykata mund të caktojë seancë publike në rast se vlerëson se kjo është e domosdoshme për ta kuptuar vlefshmërinë dhe arsyet e theksuara në prapësim dhe se për këtë seancë gjykata është e detyruar ti njoftoj rregullisht të gjitha palët për dëgjim publik. Në këtë çështje përmbarimore Gjykata nuk ka vepruar ne mënyrën sikurse është parapare me këtë dispozitë për tu vërtetuar drejt validiteti i prapësimit. Si gazetar hulumtues pse i keni bishtnuar faktin duke mos dërguar pyetje tek ne e po ashtu pse nuk keni pyetur gjyqtarin e çështjes për këtë dispozitë ligjore, meqenëse ka qenë e domosdoshme vërtetimi i fakteve?

Po ashtu për këtë rast kemi ushtruar Kërkesë për Mbrojtjen e Ligjshmërisë, pasi që gjykata e shkallës së parë ka bërë shkeljeve thelbësore të dispozitave të Ligjit Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet E Detyrimeve, saktësisht Nenin 293 Radha e Llogaritjes. Gjë për të cilën ne presim se do të vendos Gjykata Supreme.

Një tjetër rast të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, e që pasqyron praktikën e vazhdueshme  të kundërligjshme të paraqitjes së kërkesave për përmbarimin e borxhit inekzistent ndaj konsumatorëve, është edhe rasti i konsumatorit Sh.A, ku KEDS-i përmes përmbaruesit privat kishte kërkuar inkasimin e 374,03 euro, në emër të shpenzimit të energjisë elektrike.

Gjykata Themelore në Pejë e ka shfuqizuar  urdhrin përmbarimor të lëshuar nga përmbaruesi privat dhe kishte vërtetuar se konsumatori kishte kryer paguar borxhin, të cilën KEDS-i e ka kërkuar në emër të shpenzimeve të energjisë elektrike.

Këtë vendim të Gjykatës Themelore në Pejë e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, duke refuzuar ankesën e KEDS-it.

“Gjykata e shkallës së parë me të drejtë e ka aprovuar prapësimin e debitorit në shumën prej 374.03 euro për shkak se debitori e ka përmbushur detyrimin e tij, e kjo vërtetohet nga ekstrakti i lartcekur ku shihet qartë se debitori ka bërë pagesën me datë 22.03.2018, në shumën prej 77 euro, pagesën me 23.04.2018 në shumë prej 87.50 euro, pagesa me 26.05.2018 në shumë prej 87.47 euro, pagesa e 11.07.2018, në shumë prej 62 euro, pagesa e datës 15.08.2018, në shumë prej 46 euro, pagesa e datës 19 shtator 2018, në shumë prej 72 euro, pagesa e datës 20.10.2018, në shumë prej 58 euro, çka do të thotë se i njëjti e ka përmbushur detyrimin e tij ndaj kreditorit”, thuhet në arsyetimin e Apelit.

Ky aktvendim është i njejtë, dhe ankesa është bërë për gjykatën e apelit, për të cilën ne nuk kemi pranuar aktvendim. Është më se i çuditshëm fakti përse gjykata e shkallës së parë, për çështje të cilat nuk i ka të qarta nuk ka vepruar në bazë të nenit 73 paragrafi 1 i Ligjit për Procedurën Përmbarimore, e për këtë gjë nuk është hulumtuar fare nga gazetari i portalit.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar edhe vendimin kur ndaj konsumtorit R.G, në të cilin rast, përmbaruesi privat kishte nxjerr urdhër që ndaj konsumatorit të merret shuma prej 1 mijë e 054.84 cent, në emër të shpenzimit të  energjisë elektrike.

Edhe në këtë rast, Gjykata Themelore në Pejë kishte konfirmuar se borxhi për energjinë elektrike ishte paguar nga ana e konsumatorit.

Edhe në këtë rast, gjykata ka vlerësuar  se KEDS-i kishte kërkuar një borxh, të cilin konsumatori e kishte paguar, ndërsa sipas gjykatës, përmbaruesi privat kërkesën e KEDS-it do duhej të refuzonte.

Për paralajmërimin tuaj ju kërkojmë që të na siguroni vendimin ose kopjen e propozimit për inicialet të cilat i keni të konstatuara në lajm, sepse me këtë vlerë të borxhit si dhe inicialet ne nuk posedojmë lëndë të proceduar tek përmbaruesi, andaj për hirë të informimit të drejtë dhe mos shpifjes në këtë mënyrë ju lutemi që të përgjigjeni në kërkesën tonë! Sepse ne jemi thellë të bindur se KEDS nuk është kreditor në këtë lëndë përmbarimore.

Në gjashtë vendimet tjera të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, ndaj gashtë konsumatorëve të ndryshëm, KEDS-i përmes përmbaruesve privat kishte kërkuar shumën e borxhit  prej 4 mijë 121.65 euro në emër të energjisë elektrike, të cilat shuma sipas Gjykatës së Pejës konsumatorët  i kishin përmbushur.

Në vendimet e lartcekura, Gjykata Themelore në Pejë kishte vënë në theks faktin se KEDS-i ishte duke kërkuar një borxh të cilin nuk i takon, ndërsa përmbaruesit privat nuk kishin nxjerrë ligjërisht urdhrin përmbarimor.

Kërkesë e Kompanisë të cilën e keni apostrofuar është që të na sigurohen të gjitha vendimet dhe a janë të formës së prerë, pra a nënkupton lajmi se janë shterur të gjitha burimet juridike, apo është lajm tendencioz për ti bërë presion Gjykatës së Shkallës së Dytë për orientimin e tyre se si duhet të marrë Aktvendim apo keni interes personal me ndonjërin prej debitorëve të cilët janë në procedurë.

  • Aplikimi i dispozitave ligjore

Procedura përmbarimore në Republikën e Kosovës rregullohet përmes Ligji për Procedurën Përmbarimore dhe plotësim ndryshimet e saj.

Me këtë ligj, si organ përmbarimor për rastet e përmbarimit të mjeteve në bazë të dokumenteve të besueshme është përmbaruesi privat, të cilin ligji e detyron të mbrojë jo vetëm interesat e kreditorit por edhe debitorit në harmoni me nenin 9 të Ligji për Procedurën Përmbarimore (LPP).

LPP në nenin 43, paragrafi 4, poashtu, e detyron përmbaruesin privat që të nxjerrë urdhrin përmbarimor vetëm atëherë kur para tij prezantohen dokumentet, të cilat i plotësojnë kushtet për përmbarueshmëri.

“Përmbaruesit privat nxjerrin urdhrin për përmbarueshmëri në rastet që ligjërisht prezantohen para tyre të cilat përmbushin kushtet për përmbarueshmëri. Në lidhje me ankesën që ngrehë kundërshtimin ndaj urdhrit të përmbarueshmërisë së nxjerrë nga përmbaruesi privat, Gjykata që kryen rishikimin e procedurës së përmbarimit rishikon nëse janë plotësuar kushtet për nxjerrjen e atij urdhri nga përmbaruesi privat. Nëse Gjykata përcakton se nuk janë plotësuar kushtet për nxjerrjen e urdhrit për përmbarim nga përmbaruesi privat, Gjykata shfuqizon urdhrin me vendim”, thuhet në nënin 43, paragrafi 4 të LPP-së.

Norma e lartcekur ligjore i ndalon përmbaruesit privat që të nxjerrit urdhra përmbarimor pa ndonjë vlerësim ligjor dhe objektiv të dokumenteve të besueshme dhe përmbarimore të dorëzuara nga kreditorët.

LPP sipas nenit 71, ka lejuar që ndaj urdhrave të përmbaruesve privat të paraqitet prapësim nga ana e debitorëve, ku një ndër shkaqet për shfuqizimin e urdhrit përmbarimor të përmbaruesit privat është atëherë kur një urdhër i tillë është nxjerrë mbi bazën e një dokumenti i cili nuk ka tipare të përmbarueshmërisë.

Mirëpo, në rast se debitori nuk paraqet prapësim ndaj urdhrit të përmbaruesit privat, atëherë një urdhër i tillë bëhet i formës së prerë dhe i përmbarueshëm.

Kurse në nenin 74 të LPP-së thuhet se: “Vendimi kundër të cilit nuk është paraqitur brenda afatit ligjor prapësimi, bëhet i formës së prerë dhe i përmbarueshem.”

IKD vëren me shqetësim këtë praktikë të kundërligjshme e cila kontribuon në pasurimin e pabazë të kompanisë KEDS, në rast se konsumatori nuk paraqet prapësim ndaj urdhrit përmbarimor.

Kjo për shkak se sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore, në rast se debitori nuk paraqet prapësimin në Gjykatë brenda afatit ligjor 7 ditor, atëherë shumën e borxhit të kërkuar nga KEDS-i, edhe pse inekzistent, e inkason përmbaruesi privat përmes mjeteve të dhunshme.

IKD e sheh poashtu shqetësuese veprimtarinë joligjore të përmbaruesve privat duke aprovuar propozimet për përmbarim të KEDS-it, përkundër asaj se kanë detyrim të vlerësojnë nëse ky propozim është i bazuar në prova dhe nëse në plotëson kushtet për përmbarueshmëri.

Për të gjitha këto, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat (OPP), Arben Gashi, i cili tha se përmbaruesi privat nuk mund ta dijë nëse një është paguar apo jo një borxh i kërkuar nga KEDS-i.

Sipas tij, përmbaruesit privat nuk bëjnë shqyrtim material të borxhit por vetëm procedural, duke e cilësuar si kompetencë të gjykatës vlerësimin e ekzistencës së borxhit.

“Përmbaruesi nuk mund ta dijë nëse një borxh i caktuar i kërkuar nga KEDS-i a është i paguar apo jo! Pra, përmbaruesi vepron në bazë të dokumentit të besueshëm (faturës) të cilin e paraqet kreditori dhe, pas shqyrtimit të atij dokumenti, nëse i njëjti i plotëson kushtet ligjore për t’u lejuar përmbarimi, atëherë përmbaruesi nxjerrë urdhër përmbarimor. Kjo për faktin se përmbaruesi nuk ka kompetenca për shqyrtim material të borxhit, por vetëm për shqyrtim procedural, pra, vet procedura e përmbarimit (për të cilën është kompetent përmbaruesi) është procedurë e jo materie! Çështjet materiale shqyrtohen nga gjykata pasi debitori eventualisht paraqet prapësim, meqë vetëm gjykata (e jo përmbaruesi) ka kompetencë për shqyrtim material të borxhit”, thuhet në përgjigjen e kryetarit të OPP-së.

Tutje, Gashi tha se pas lëshimit të urdhrit përmbarimor, debitori ka të drejtën e paraqitjes së prapësimit në gjykatë, e cila sipas tij është kompetente për vlerësim material të borxhit.

I njëjti shtoi se përmbaruesi privat e refuzon propozimin vetëm atëherë kur nuk plotësohen kushtet ligjore

“Përmbaruesi është kompetent për ta shqyrtuar propozimin për përmbarim si dhe provat (dokumenti mbi bazën e të cilit) kërkohet borxhi. Nëse përmbaruesi konsideron se një propozim përmbarimor i caktuar nuk i plotëson kushtet, atëherë përmbaruesi e refuzon propozimin për përmbarim me arsyetimin ligjor”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndër të tjera, kryetari Gashi theksoi se Oda e Përmbaruesve nuk kishte informacion nëse ndonjë përmbarues kishte nxjerrë urdhër duke e ditur se borxhi paraprakisht ishte i paguar.

Meqenëse gazetari ka pasur kohë të aranzhojë bisedime (ti dërgojë pyetje dhe të pres për përgjigje) me kryetarin e odës së përmbaruesve privat, me ç‘qëllim nuk i ka dërguar kreditorit KESCO (iniciuesit) pyetje për të sqaruar situatën, apo është po ky lajm i porositur dhe nuk ka të bëjë fare me gjendjen reale dhe kjo do ti prishte planet e gazetarit/portalit, pasi qe gjendja reale nuk është lajm dhe e abrogon shpifjen e gazetarit.