Kërveshi: Arifi ka humbur mandatin e tij për shkak se gjashtë muaj nuk ka mundur të ushtroj detyrën e tij si deputet

kk
Author

Raporton: Gzime HASHANI

Janar 13, 2021

Prishtinë – Në një tryezë virtuale të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me temën se “Kush ka drejtë të kandidojë në zgjedhje?”, avokati Kujtim Kërveshi tha se Etem Arifi ka humbur mandatin e deputetit për shkak se gjashtë muaj nuk ka mundur të ushtroj detyrën e tij si deputet.

“Interpretimi im ka qenë i ngushtë dhe vazhdon të jetë i ngushtë”, tha avokati Kërveshi.

Kërveshi tha se deputeti Arifi ka marrë pjesë në një proces të votimit e që kjo sipas GjK kuptohet se mandatin që ka fituar si deputet e ka pasur të papranueshëm, pra sipas tij, Arifi mandatin që e  ka fituar nuk është dashur ta ketë për shkak të interpretimit që ka dhanë, pra sipas GjK Arifi e ka humbur mandatin në legjislaturën paraprake dhe i bie që meqenëse ka qenë i dënuar tre vitet e kaluara për shkak të mos përshtatshmërisë ai nuk është dashtë as që ta ketë të drejtën që të kandidohet dhe të ketë të drejtën të përzgjidhet.

“Ndoshta GjK ka menduar se zgjidhja më e thjeshtë e këtij problemi o kjo pasi ka supozuar se mund të ketë edhe deputet të tjerë, edhe duke mos njohur mjaftë mirë  edhe Kodin Penal, ndoshta i kanë dhanë rrugë edhe vetës si GjK që mos të na vijnë kërkesa të tjera dhe të mos vije deri te prishja e qeverive të tjera”, tha ai.

Sipas Kërveshit  roli i GjK është të gjej zgjidhje praktike, por është dashur që ta siguroj zbatimin e drejtë, e që sipas tij nuk është arsyetuar mjaftueshëm pjesa e përshtatshmërisë para se me dal te çështjet tjera. /BetimipërDrejtësi