Kërkohet paraburgimi ndaj të akuzuarit për vjedhje grabitqare të pijeve alkoolike gjatë vitit 2013

Raporton: Adelina Ajeti

Gjilan- Prokuroria Themelore ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit Leotrim Halili, i njëjti akuzohet se  në bashkëkryerje me Gazmend Arifin gjatë vitit 2013 kanë marrë një shishe të alkoolit dhe kanë sulmuar punëtorin e sigurimit në “Viva Fresh”.

Propozimin e tillë e bëri prokurori Isuf Sadiku të premten në Gjykatën Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të seancës dëgjimore, gjyqtari Sabedin Mushica ka njoftuar se ndajt të pandehurit janë lëshuar urdhërarreste mirëpo nuk kanë mundur të realizohen sepse zyrtarët policorë nuk kanë mundur që ta gjejnë të pandehurin Leotrim Halili.

Tutje, prokurori Sadiku  ka deklaruar që i pandehuri i është shmangur  shumë herë procedurës që zhvillohet ndaj tij, ndaj të njëjtit ka pasur të lëshuar urdhër-arrest si dhe në disa raste i njëjtit ka qenë i njoftuar në mënyrë të rregullt me procesverbal, andaj për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale dhe për zhvillimin e procedurës në mënyrë normale brenda një kohet të arsyeshme i ka propozuar gjykatës që ndaj të njëjtit të i caktohet paraburgimi.

Mbrojtësi i të akuzuarit Leotrim Halili, avokat Enver Halimi e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin  paraburgimit ndaj të akuzuarit, me arsyetimin se vepra ka ndodhur qe 9 vite nga koha e kryerjes së veprës penale andaj nuk ka arsye ligjore për caktimin e paraburgimit.

I njëjti i ka  propozuar gjykatës caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

I akuzuari Halimi e ka mbështetur në tërësi fjalën e mbrojtësit së tij.

Ndryshe, ndaj të akuzuarit Gazmend Arifi po ashtu është lëshuar udhërarrest gjatë seancave të kaluar mirëpo nuk ka njoftim ende për të.

Sipas aktakuzës, më datë 04.11.2013, rreth orës 11:30 minuta, në Gjilan në rrugën ” Medllin Ollbrajt” saktësisht te kompleksi “Viva Fresh”, të pandehurit me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze për ta sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër e përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetes t’i sjellin apo personit tjetër dobi pasurore në atë mënyrë që, pandehuri Gazmend te raftet e pijeve alkoolike në katin e parë, në mënyrë tinezare merr një shishe të alkoolit “Xhek-Daniells” dhe e fut nën jelekun e veshur që mos të vërehet, ndërsa pandehuri Leutrim bënë roje gjersa e vjedh shishen e alkoolit i dyshuari Gazmend.

Në aktakuzë thuhet se dy të dyshuarit duke dalë jashtë lokalit, menaxheri lokalit Selajdin Salihu i ndal dhe i thotë të dyshuarit gazmend që ta kthej shishen e alkoolit, të njëjtit duke refuzuar dhe shtyrë në mënyrë fizike me punëtorin e sigurimit, ku dyshuari Gazmend nxjerr nga xhepi një thikë, e lëshon shishen në tokë dhe me thikë në dorë e sulmon punëtorin e sigurimit duke e ndjekur dhe në ndërkohë thotë të dyshuarit Leotrim që të merr shishen e alkoolit dhe të ikin, dyshuari Leotrim merr shishen nga toka dhe së bashku me të dyshuarin Gazmend ikin në drejtim të panjohur nga lokali i “Viva Fresh”.

Me çka në bashkëkryerje kanë kryer vepër penale vjedhje grabitqare, nga neni 328 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, e dënueshme me me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë