Kërkohet paraburgim për ish-drejtorin e Urbanizimit në Gjilan i dyshuar për korrupsion

Raporton: Adelina Ajeti

 Gjilan- Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e paraburgimin ndaj ish-drejtori i Urbanizmit në Gjilan B.B i cili dyshohet se lëshoi leje ndërtimore pa u bërë ndërrimi i kulturës nga toka bujqësore në tokë ndërtimore.

Prokurori Shefik Memeti gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Gjilan ka deklaruar që mbetet pranë kërkesës për caktimin e paraburgimi ndaj të dyshuarit B.B.,  raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti tha se prokuroria ka konsideruar edhe masat e tjera alternative, por çdo masë tjetër do të ishte jo adekuate për rastin konkret.

Mbrojtësi i të dyshuari B.B., avokat  Sherif Sherifi e ka kundërshtuar kërkesën për caktimin  paraburgimit të paraqitur nga prokuroria.

I njëjti tha se një kërkesë e tillë është e pa bazuar dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Avokati Sherifi ka shtuar se nuk është plotësuar kushtit kryesor për  caktimin e paraburgimin që është dyshimi i bazuar ngase me asnjë veprim nga ana i të dyshuarit nuk është plotësuar elementi i veprës penale për të cilin prokuroria ka nxjerrë aktvendim për zhvillimin  e hetimit.

I pandehuri B.B., e ka mbështetur në tërësi fjalën e mbrojtësit të tij.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, më datë 01.11.2021, në kohë të papërcaktuar gjatë orarit të punës, në zyrën e tij në objektin e Urbanizmi në komunën së Gjilanit, pandehuri në cilësinë e ish drejtorit të i Drejtorisë për urbanizëm planifikim dhe mbrojtje të mjedisit në komunën e Gjilanit, dashje dhe qëllim të përfitimit të tij pasuror për vete apo tjetrit, ka keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që i njëjti në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore dhe ligjin për ndërtimin si dhe në kundërshtim me rregulloren komunale më datë 01.11.2021 ka lëshuar dhe firmos vendim për leje ndërtimi për palën Veton Zeqiri nga Gjilani për ndërtimin e objektit ndërtimor “Depo e barnave” për subjektin afarist Riga Pharm në fshatin Cernice komuna e Gjilanit.

Në kërkesë thuhet se pa u bërë ndërrimi kulturës nga toka bujqësore në tokë ndërtimore ka leshur leje ndërtimi dhe i ka mundësuar Veton Zeqiri të ndërtojë objektin sipas projektit te prezantuar ne DUPMM Gjilan, në këtë mënyrë pandehuri me veprimet e tija ka keqpërdor detyrën dhe autoritetin zyrtar.

Me çka kishte për të kryer vepër penale, “Keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi KPRK-së, e dënueshme me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë