Keqpërdorimet në përdorimin e Procedurës së Prokurimit për Shërbime të Veçanta (Emisioni i plotë)

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” ku është trajtuar tema “Keqpërdorimet në përdorimin e Procedurës së Prokurimit për Shërbime të Veçanta”.

Prokurimi publik vazhdon të mbetet fushë problematike, e cila njihet në publik si një ndër adresat kryesore ku zhvillohen veprimtaritë korruptive.

Në këtë emision është trajtuar një hulumtim i organizatës INPO, të zhvilluar mbi një aktivitet të prokurimit publik në Komunën e Ferizajt, në vlerën prej 750 mijë eurove. Komuna kishte lidhur kontrata me një kompani në këtë vlerë.

Pas publikimit të gjetjeve të hulumtimit të INPO-së, se kjo kontratë është përplotë shkelje ligjore, madje se ka pasur konflikt të interesit, Komuna e Ferizajt dhe kompania kanë vendosur që ta shkëpusin me marrëveshje kontratën. Pas kësaj, është aktivizuar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, e cila ka autorizuar hetuesit e krimeve ekonomike që ta hetojnë këtë kontratë, mbi gjetjet e INPO-së.

Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe po ndodhë me këtë rast në prokurim publik, ndiqni emisionin e plotë ku është trajtuar hulumtimi i INPO-së. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë