Keqpërdor rrjetin social të dy vajzave, arrestohet i dyshuari

Arrestim (1)
Author

Raporton: Senad LOKAJ

Maj 22, 2020

Gjakovë – Një person është arrestuar të enjten në Gjakovë, nën dyshimin se ka keqpërdorur rrjetin social të dy vajzave.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëra nga viktimat është një vajzë e mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqpërdorur rrjetin social të dy viktimave femra kosovare, njëra e mitur.”, thuhet në njoftim të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike”, nga neni 199 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi