KEDS tërhiqet nga vërejtjet në ekspertizë në rastin ku po kërkohet kthimi në vend të punës

Raporton: Blinerë BEKA

Prishtinë – I autorizuari i të paditurës Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS),  Luigj Serreqi ka njoftuar se tërhiqet nga vërejtjet e bëra në ekspertizë, duke pranuar plotësimin e ekspertizës së datën 20 maj 2021 si të pa të meta.

Në këtë rast, paditësi Nexhat Peci ka kërkuar nga paditësja KEDS, anulimin e vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjykatës i jemi drejtuar me parashtresë, me datë 1 qershor 2021, me të cilën pala e paditur tërhiqet nga vërejtjet e bëra në seancën e datës 21 maj 2021, duke pranuar plotësimin e ekspertizës së datën 20 maj 2021 si të pa të meta”, ka thënë Serreqi.

Pas administrimit të provave nga gjykatësi Latif Xhemjli, i autorizuari i paditësit Peci, Naser Peci në fjalën e tij përfundimtare ka propozuar që kërkesëpadia të aprovohet në tërësi si dhe ka kërkuar shpenzimet procedurale.

Në anën tjetër, i autorizuari i të paditurës, Serreqi, fjalën e tij përfundimtare  e ka dorëzuar me shkrim.

Ndryshe, Nexhat Peci ka paditur Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) për anulimin e vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Sipas padisë së ushtruar më 31 tetor 2016, paditësi Peci ka qenë në marrëdhënie pune me Korporatën Energjike të Kosovës (KEK), në pozitën e inxhinierit përgjegjës për dizajnim dhe projektim të lidhur më 6 dhjetor 1985.

Më tej, sipas padisë, pas privatizimit të shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike, KEDS e ka njoftuar paditësin se do të punojë në një departament të Imagjinuar Përgjegjës, pastaj ka informuar se ky departament, duke ia dërguar paditësit vendimin për ndërprerjen e kontratës së punës me datë 27 shtator 2016.

Kështu, sipas padisë, paditësi Peci ka ushtruar ankesë në KEDS, mirëpo e njëjta nuk ia ka marrë parasysh pretendimet dhe ia ka hedhur poshtë si të pa bazë.

Duke marrë parasysh këtë, Nexhat Peci po kërkon kthimin në vend të punës te e paditura KEDS, si dhe të gjitha pagat mujore të parealizuara deri në momentin e kthimit në marrëdhënie në punë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë