Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, tre persona dërgohen në mbajtje

Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Shtator 14, 2021

Prishtinë – Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Republikën e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), bëhet e ditur se tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, përderisa për një tjetër rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në katër komuna, dhe atë në Prishtinë, Podujevë, Gjakovë dhe Suharekë.

Në raport thuhet se në dy raste është ushtruar dhunë nga të dyshuarit ndaj nënave, në një rast tjetër i dyshuari mashkull ka sulmuar motrën e tij, kurse në një rast bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. /BetimipërDrejtësi