Katër persona kalojnë ilegalisht kufirin, dërgohen në karantinë

POLICIA-E-KOSOVES
Author

Raporton: Medina KADRIU

Prill 1, 2020

Prishtinë – Dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, të martën, janë ndaluar nga njësitet policore të Kosovës pasi dyshohet se e kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një femër dhe një mashkull janë ndaluar në Krojet e Gërmicës, për kalim ilegalisht të kufirit.

Pas kontrolleve mjekësore, të njëjtit janë dërguar në karantinë në Prishtinë.

Për kalim ilegal të kufirit janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, në Han të Elezit,  përkatësisht një shtetas i Kosovës dhe një shtetas i Serbisë.

Sipas raportit, edhe këta të fundit pas kontrolleve mjekësore janë dërguar në karantinë në Prishtinë. /BetimipërDrejtësi