Gjilan– I akuzuari, Etrit Jashari, është dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej katër muajve për veprën penale “ posedim i paautorizuar i narkotikëve “. Shpallja e këtij aktgjykimi është bërë në seancën e të mërkurës, gjatë së cilës i pandehuri në fjalë e ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën ngarkohet.
Etrit Jashari akuzohet se më datën 8 shkurt 2014, në kafiterinë “Chillex” në Gjilan, ka poseduar substancë narkotike pa asnjë autorizim. Pas një kontrolli fizik nga ana e pjestarve të policisë, tek i njëjti është gjetur një qese plastike me substanca narkotike të llojit marihuana në peshë prej 0.9 gram, si dhe një paketim me tableta prej 20 copa të llojit “Tramadol” duke përfshirë edhe letra për mbështjellje të marihuanës, të cilat i janë konfiskuar menjëherë.