Kanoset një burrë në Ferizaj, e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Ferizaj- Policia e Kosovës (PK) njofton se një burrë në Ferizaj ka raportuar se është kanosur nga një grua, ndërsa kjo e fundit pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:30.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.