KADIME GASHIANI DËNOHET ME BURGIM ME KUSHT DHE 200 EURO GJOBË PËR KORRUPSION

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Kadime Gashiani pranoi fajësinë për veprën penale “përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës”, në cilësinë e arkëtares në bankën NLB,  dhe u dënua me dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej një viti dhe me gjobë në shumë prej 200 euro. Gjithashtu e akuzuara me aktgjykimin e shpallur, u obligua që bankës në fjalë si palë e dëmtuar në këtë rast t’i kompenspoj dëmin e shkaktuar dhe atë në shumë prej 12,900 euro.  E akuzuara pranimin e fajësisë e bëri që në shqyrtimin fillestar. Shpalljen e aktgjykimit ndaj Gashianit u bë nga gjyqtari Sahit Krasniqi të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Shqyrtimi gjyqësor ndaj Kadime Gashianit u zhvillua në bazë të akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, sipas së cilës e pandehura akuzohej se nga muaji qershor 2014 në bankën NLB – Prishtina, filiali në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrtar – arkëtare kryesore (trezoriste) përmës domentit të saj (USER NAME) me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe me qëllim të shkaktoj dëme personave tjerë me dashje pa autorizim ka tërhequr para nga trezori i bankës për nevojat e veta personale duke ndërhyrë pa autorizim, në atë mënyrë që ka vënë nënshkrimin e vet në fletëtërheqje dhe fletëdeponimet në kontot e klientëve të bankës – të dëmtuarëve, në atë mënyrë që janë realizuar tërheqje dhe deponime pa dijenin e tyre.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë