JOZEF BERISHA DËNOHET ME NJË MUAJ BURGIM PËR KANOSJE

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Jozef Berisha, nga fshati Grazhdanik, është dënuar me një muaj burgim efektiv, për kanosje ndaj Ded Mesulajt, Asllan Fanajt dhe Engjellushe Mesulajt.

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, gjyqtari, Luan Berisha, ka shpallur aktgjykimin, me të cilin e ka dënuar të akuzuarin me një vit burgim dhe me 50 euro, në emër të shpenzimeve procedurale.

Prokurorja e rastit Mehreme Hoxha, e akuzonte të pandehurin se më 3 mars 2015, kishte thirrur në telefon të dëmtuarin Ded Mesulaj, të cilin e kishte kërcënuar me fjalët “Ded ruaju se prej sot kam me të vra”.

Poashtu organi i akuzën pretendonte se i akuzuari kishte dërguar sms kërcënues, ndaj të dëmtuarve tjerë, Asllan Fanaj dhe Engjëllushe Mesulaj.

Gjyqtari ka thënë se me administrimin e provave materiale, dëgjimit të dëshmitarëve dhe të dëmtuarve, është vërtetuar gjendja faktike si në aktakuzë.

I akuzuari dhe avokati i tij Naim Qelaj, gjatë shqyrtimeve në këtë rast, kanë kundërshtuar dërgimin e sms-it të dëmtuarës Engjellushe Mesulaj.

I pandehuri dhe të dëmtuarit kishin pasur raporte shumë të mira deri në ndodhjen e rastit.

Ndërsa përfaqësuesi i të dëmtuarit Ded Mesulaj, avokati Nikë Shala, ka kërkuar dënimin e të pandehurit me arsye se me sms-in e dërguar ka shkaktuar shumë dëme familjes Mesulaj.

Nga dëshmitë e të dëmtuarve është kuptuar se në momentin kur kanë kontaktuar me të pandehurin, i njëjti u ka thënë se dikush e kishte keqpërdorur telefonin e tij.

Sipas raportit të Njësisë Hetuese në Policinë e Kosovës, sms-i është dërguar nga telefoni i të pandehurit, por jo nga numri i tij personal.

Më 28 maj 2015, Prokuroria Themelore në Prizren, kishte ngritur aktakuzë ndaj Jozef Berishës, të cilin e akuzonte se kishte kërcënuar të dëmtuarit, Ded Mesulaj, Asllan Fanaj dhe Engjellushe Mesulaj.

Me këtë rast ka kryer veprën penale nga neni 185, paragrafi 2, i cili nen parasheh dënim me gjobë apo burgim deri në një vit.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë